Fundosen dy barka në detin Egje, deri tani 42 të vdekur
Plot 42 emigrantë janë mbytur pasi dy barka u fundosën në brigjet e detit Egje.Incidenti i parë u regjistrua në afërsi të ishullit grek Kalolimnos, ku pati 34 viktima, mes të cilëve 11 fëmijë.Rojat bregdetare komunikuan se arritën të shpëtojnë 26 persona, ndërkohë që kërkimet vijojnë për të gjetur të mbijetuar.Autoritetet bëjnë me dije se ende nuk dihet numri i saktë i azil-kërkuesve që kanë qënë në bordin e mjetit lundrues, por në bazë të përllogaritjeve paraprake mendohet se bëhet fjalë për afro 100 refugjatë.Ndërkohë, barka tjetër u fundos në afërsi të ishullit Farmakonisi.Nga 48 pasagjerë vetëm 40 prej tyre arritën që të shpëtonin duke notuar drejt bregut. Në këtë tragjedi pati 8 viktima, mes të cilëve shtatë fëmijë dhe një grua.Shkaku i incidenteve me pasoja tragjike mësohet të ketë qënë vjetërsia e mjeteve lundruese si dhe tejmbushja e tyre./Oranews.tv/