Ekspozita e blloshmit në GKA, ka të ekspozuara edhe figurat e politikanëve shqiptarë

Është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve ekspozita vetjake e artistes Lumturi Blloshmi, e cila sjell në fokusin e aparatit fotografik një fazë të rëndësishme të krijimtarisë artistike të saj. Ekspozita e punës 25 vjeçare e artistes ka në përbërje të saj edhe punë me figurat politike shqiptare.Artistja, Lumturi Blloshmi, ka çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve ekspozitën vetjake si një retrospektivë e 25 viteve të fundit të artit të saj, duke sjellë në fokusin e aparatit fotografik një fazë të rëndësishme të krijimtarisë artistike të saj.Përmes fotografive të instalacioneve dhe performancave të realizuara pas viteve '90, artistja Blloshmi përcjell mesazhe të forta artistike dhe sociale.Zejno:Imazhi që mban në regjistrin ironik dhe sarkastik është shpirti i postmodernes në një farë mënyre. Ndërsa në tablo sigurisht që jo vetëm sepse thjesht si zhvillues i zhanreve nuk e mbart si kusht tabloja, ironinë apo sarkazmën.Në ekspozitën e saj artistja Blloshmi ka paraqitur edhe figurat e politikanëve shqiptarë, gjë e cila nuk u komentua nga kuratori Krenar Zejno.Lumturi Blloshmi, është e para artiste femër që solli mediumin e instalacionit dhe performancës në Shqipëri.Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në 10 shkurt.3 6 8 ekspozita e Blloshmit 4 7