Film për Marubin, 100 mijë negativët e Marubit janë përdorur si postproduksion
Fototeka “Marubi” një trashëgimi e vyer për Shqipërinë tashmë do të pasqyrohet në një film të krijuar vetëm me fotografi nga arkivi i kësaj dinastie. Filmi "Na ishte njëherë Shqipëria" pritet të shfaqet së shpejti në ekran për të gjithë artëdashësit.Kanë shërbyer si burim frymëzimi 100 mijë negativët e dinastisë "Marubi" që regjisori Stefan Çapaliku në bashkëpunim me drejtuesit e fototekës të realizojë filmin "Na ishte njëherë Shqipëria".Një film i realizuar në postproduksion me fotografi nga arkivi i “Marubi-t”, i ndarë në 3 seri dhe që për spektatorin shkodran u shfaq vetëm 60 minuta, pasi i plotë ai do të jepet në ekran.Janë dashur një vit pune që regjisori Çapaliku të sillte këtë hulumtim ndryshe të arkivës dixhitale "Marubi" dhe është një film pa xhirime, pa intervista, por i mbështetur në teknikën e animacionit fotografik.Luçiano Bedeni: Ky është një rrugëtim i parë në këtë bashkëpunim ku fotografia tashmë është e lidhur edhe me filmin. Realizimi i këtij dokumentari është i gjithi në postproduksion duke bërë që ta shikojmë disi më ndryshe këtë qasje. Ky është një film i realizuar me një regji të Stefan Çapalikut, asistent regjisor është Gjergj Spathari. Një dëshirë e menjëhershme për ta bërë realitet edhe një bashkëpunim të tillë për të bërë diçka për historinë e Shqipërisë të rrëfyer përmes fotografive.Kjo pasuri që sot trashëgon Shqipëria nga fototeka "Marubi" mbetet një nga vlerat më të çmuara, e që tashmë merr si trashigimi edhe një film.