Ikona e estradës, Zyliha Miloti feston 70-vjetorin
Ikona e estrades dhe kinematografise Shqiptare Zyliha Miloti feston 70 vjetorin e lindjes. "Artistja e Merituar", Zyliha Miloti ka lindur në Shkodër me 11 Janar të vitit 1946. E angazhuar prej moshes 20 vjeçare në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës, pranë teatrit "Migjeni", ajo nuk do te vononte te spikaste ne rolet e saj te shumta. Zyliha Miloti, numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer ndërsa galeria e personazheve që krijoi dhe eksperienca e saj, bënë që ajo të mbetet një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar.Partnere e parapëlqyer e aktorit të mirënjohur Tano Banushi sikurse edhe e Zef Dedës me të cilin ka luajtur shumë pjesë të shkurtra për estradë (Fotografisti, Në spital, Kunati i shokut Xhemal, Truall i zënë , Toka jonë etj.). Në vitin 2006 luajti rolin e Gjylit në pjesën "Nje histori e thjeshtë" të Edmond Mehillit, në teatrin ''Migjeni '', me të cilin fitoi çmimin si ''Aktorja më e mirë ''në Festivalin e aktrimit ''Apollon 2006''.Një gjysëm shekulli karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe gjatë këtyre viteve ka realizuar më shumë se 250 premiera shfaqjeje.Në çdo premierë rolet e saj kanë spikatur për interpretim të shkëlqyer dhe kanë qenë të arritura. Përveç këtyre ajo ka marrë pjesë në teatrin e dramës dhe në një numër të madh filmash të kinostudios "Shqipëria e re" dhe të atyre pas viteve '90, ku veçohet te filmi "Shoku ynë Tili" me rolin e nënës dhe te "Dy herë mat", në rolin e gruas së drejtoritZyliha Milotit i është akorduar urdhëri "Naim Frashëri i Artë" me motivacionin "Për kontribut të shquar në artin skenik dhe interpretim me nivel të lartë në gjininë e humorit". Ajo edhe vitet e fundit spikati ne teatrin Migjeni me komedite: O vajzen o komunen, Big brother Shkodra apo Martese me Internet. Ajo qe cuditi ne kete 70 vjetor ishte harresa bashkise dhe te gjitha institucioneve per ta uruar ne kete pervjetor te shenuar mjeshtren e madhe.