Kultura në optikën e PD, Arben Skënderi: Vit fasadash nga Ministria e Kulturës

Në dy vite qeverisjeje të mazhorancës opozita nuk ka kursyer kritikat në çdo fushë pa lënë mënjanë edhe artin e kulturën.Sipas koordinatorit të departamentit të artit dhe kulturës në PD Arben Skënderi, ministria e kulturës në këto 2 vite nuk ka bërë asnjë reformë por është marrë vetëm me propagandë e fasada që sipas selisë blu nuk ishin të nevojshme të publikoheshin në media.Arben Skënderi:  Shohim publikime nëpër portale sociale, po bëhet ky po bëhet ajo...Në realitet sallat janë të pangrohura, artistët nuk e dinë cfarë programcioni kanë. Vendosen shfaqje , artistë nga jashtë, artistë nga brenda duke i përcarë. E gjithë kjo punë që bëhet është në saj të frutetit të vetë artistëve, pa çka se terreni qe shteti duhet ti krijojë këtyre njerëzve është në gjendje të mjeruar. Sepse të stimulosh krijimtarin kombëtare nuk ka nevojë të bësh evente, të merresh me kozmetikën e ditë, por duhet të ulesh me grupet e veprimit për të parë cfarë do mbjellim sot që të korrim nesër.Për selinë blu asnjë nga problemet e paraqitura nga artistët nuk ka gjetur zgjidhje, sic është punësimi i të rinjve, kontratat apo statusi i artistëve.Arben Skënderi: Kemi mbi 200 të rinj që diplomohen në Universitetin e Arteve dhe duhet ti themi gjërat sic janë, përfundojnë shumica kamarierë, nuk dua të fyej profesionin e kamarierit, me shumë respekt, por nuk është destinacioni i tyre. Me kontratat e tyre qe mbarojnë pas 3 muajsh nuk dihet se cfarë do bëhet.Jeta kulturore e artistike në Tiranë e rrethe është e mjeruar sipas koordinatorit të departamentit të artit dhe kulturës në PD.Arben Skënderi:  Ministria e Kulturës vazhdon të bëjë vetëm kozmetikën e gjerave që cdo gjë shkon shumë mirë, por unë jam koshiente se nuk po mbillet asgjë për nesër.Arben Skënderit thotë se puna e Ministrisë së Kulturës do të monitorohet edhe përgjatë vitit 2016 për të parë nësë premtimet e dhënë nga ministrja Kumbaro do të realizohen.arben skenderi/Oranews.tv/