Përmes tingujve të çiftelisë rapsodët mbajnë gjallë traditën

Dhjetëra rapsodë të vjetër lezhianë, përpiqen të ruajnë trashëgiminë shpirtërore duke mbajtur gjallë traditën. Përmes tingujve të çiftelisë, cdo mbrëmje përformojnë në një zonë periferike të Lezhës, duke tërhequr vëmendjen me pasionin e tyre.Lezhe- Të mbledhur rreth sofrës, në një lokal në periferi të Lezhës, rapsodë dhe instrumentistë të zonës, mbajnë gjallë traditën përmes këngëve të folklorit.Besnikë të traditave, dinë të tërheqin vëmendjen, ndërsa mbrëmjeve i bashkohet dhe deputeti më i përfolur i Parlamentit, Eduard Ndocaj.Këta artistë i bashkon muzika, për të cilën thonë se do ta vazhdojnë sa të kenë jeten.Kol Murrani, Instrumentist: Grumbullohemi të gjithë këtu dhe heqim streset. Gjithçka që mund të ndodhë i lemë pas krahëve.Këto netë i bën të hareshme kënga.Nostalgjik për kohën kur ishte pjesë e ansamblit çiftelia, Mark Ndocaj apelon për mbështetjen e këtyre artistëve.Mark Ndocaj: Këto instrumenta janë të Lezhës dhe motivet e këtyre instrumentave janë përcjellë brez pas brezi dhe sot, jetojnë e aplikojnë, e transmetojnë në brezat e ardhshëm.Pasioni për folklorin, e ka bashkuar në kohën e lirë deputetin Ndocaj me rapsodët.Eduart Ndocaj: Kjo është tabani i muzikës tonë dhe është kënaqësi të dëgjosh këta rapsodë që bëjnë mrekulli me dy tela.Me tingujt e çiftelisë është harmonizuar ëmbël edhe violina e zadrimorit Viktor Miloti.Kënga dhe folklori shoqëron në cdo periudhë të vitit, mbrëmjet e rapsodëve të apasionuar pas trashëgimisë shpirtërore.NDOCAJ/Oranews.tv/