Presidenti Nishani vlerëson me "Nderi i Kombit" Shoqatën Atdhetare “Labëria”
Presidenti i Republikës dekoroi Shoqatën Kulturore Atdhetare “Labëria”, me dekoratën “Nderi i Kombit”, në 24 vjetorit e themelimit të saj. Vlerësimi vjen për kontributin dhe vlerat e kësaj shoqate në ruajtjen dhe pasurimin e traditave zakoneve, kulturës dhe folklorit të trevës së LabërisëNë fjalën e tij, presidenti Bujar Nishani, tha se është domosdoshmëri nxjerra në pah e vlerave dhe kontributeve të rralla kombëtare.Nishani: Dëshiroj nga zemra të evokoj traditën e shkëlqyer, vlerat e rralla dhe kulturën e pakrahasueshme të krahinës së Labërisë. Trevat e Shqipërisë përmbajnë edhe disa vecori që herë pas herë duhet të vihen në pah.Ndërsa kyetari i shoqatës, Ago Nezha, teksa falenderoi Presidentin Nishani, u ndal te kontributi që ka dhënë kjo shoqatë ndër vite.Ago Nezha: Labëria është një minierë e madhe ari, e cila ka lënë në trashëgiminë e saj tradita të vyera.Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” u krijua më 12 dhjetor të vitit 1991, dhe bashkoi fermentin lab pa përkatësi partiake apo krahinore.