Franca dekoron Ismail Kadarenë me "Komandant i Legjionit te Nderit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2016, 13:18
Shqipëria e nis me një lajm të mirë Vitin 2016 në fushën e kulturës.Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare i nominuar disa herë për çmimin "Nobel" në letërsi është dekoruar me dekoratën më të lartë në Francë "Komandant i Legjionit te Nderit".Nga komuniteti artistik përveç Ismail Kadaresë titullin e mori edhe Micheal Tournier.Lajmi fillimisht u sinjalizua nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter e quajti një lajm fantastik për të nisur 2016.2016 nis me lajm fantastik: #Kadare u dekorua "Komandant i Legjionit te Nderit”, me e larte e Frances. Nderim i madh per Kadarene&Shqiperine
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) January 1, 2016 Urdhri apo nderimi më i lartë kombëtar në Francë është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe deri më sot mbahet nga 93 mijë anëtarë .Këtë vit me këtë urdhër janë nderuar 600 persona.Ceremonia e këtij viti iu kushtua viktimave të sulmeve mbi revistën Charlie Hebdo në janar të vitit 2015.Kjo ceremoni promovuese është e e fundit e tre promovimeve kalendarike të vitit 2015, pas atyre të Pashkëve dhe 14 korrikut.Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve në mbi 45 gjuhë të huaja, Kadare ka promovuar edhe Shqipërinë në mbarë botën me historinë dhe kulturën e saj shekullore./Oranews.tv/