Opera “Rigoletto” çel sezonin në TKOB me regji të Nikolin Gurakuqit
Opera “Rigoletto” do të çelë sezonin e ri në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Vepra vjen me regji të Nikolin Gurakuqit dhe do të ngjisë në skenë artistë të huaj e shqiptarë. Gjatë konferencës për shtyp, u komentua edhe vendimi i tenorit Armaldo Klogjeri për tu larguar nga opera një javë përpara shfaqjes.“Rigoletto” nën regjinë e Nikolin Gurakuqit do të çelë siparin artistik në TKOB.Opera e cila ngjitet për herë të tretë në skenën shqiptare, këtë sezon vjen me një koncept të ri:Nikolin Gurakuqi: Në një version që i flet kohës së sotshme dhe ne teatrit ti sjellim një premierë.Ishte kollaj për mua që të bëja shfaqen e 2005, por nuk doja.Linda Kazani, soprano shqiptare që këndon në skenat austriake ka rolin kryesor dhe për të opera “Rigoletto” ka një mesazh të qartë:Linda Kazani: Regjisori Nikolin Gurakuqi e ka vendosur në një situatë aktuale të Shqipërisë, ku roli i femrës në një shoqëri për fat të keq akoma maskiliste vuan shumë marrëdhëniet dhe konfliktet e pranishme.Në rolin kryesor në operan “Rigoletto” ishte edhe tenori Armaldo Kllogjeri, i cili vetëm një javë përpara shfaqjes nëpërmjet rrjetit social facebook njoftoi largimin e tij dhe është zëvendësuar nga baritoni Gotcha Abdulaze.Drejtori i TKOB, Ilir Kerni, nuk preferoi ta komentonte këtë vendim por theksoi që tenori Kllogjeri është i mirëpritur të rikthehet në çdo moment, por një përgigje e dha Drejtoresha artistike, Abigela Voshtina.Abigela Voshtina:Nuk kanë justifikime, është me të vërtetë, thjesht ego e tepruar artistike.Sepse skena e tregon këdo kush është.Rigoletto do të ngjitet në skenën e TKOB në 21 janar në orën 19:00