Gazeta italiane “Avvenire” një ninullë arbëreshe për Krishtlindje

E përditshmja katolike italiane Avvenire ka publikuar pak ditë më parë në prag në festës së Krishtlindjeë një ninullë që këndohet nga arbëreshët e Italisë gjatë Festës së Krishtlindjeve."Të njohur edhe si shqiptarët e Italisë, shkruhet në Avvenire, arbëreshët janë pakicë etnolinguistike që, u larguan nga Shqipëria e pushtuar prej otomanëve, e ruajtën gjatë shekujve lidhjen e ngushtë me tokën mëmë, duke konservuar si thesare, gjuhën, poetikën e këngët e tyre origjinale.Ninulla si këto këndohen ende në këto ditë feste në disa vise të arbëreshëve të Italisë në Molise, Pulia, Kalabri, Bazilikatë, Siçili, e ku mund të gjejmë një repertor shumë të pasur këngësh feetare dedikuar festave të Krishtlindjes e të Pashkëve.Ninulla "Ç'mrekulli është vallë kjo?" është një nga pjesët më kuptimplote e më origjinale të këtij repertori.Ç’mrekulli është vallë kjo?(Nina nana arbëreshe për Foshnjën Hyjnore)‘Ç’mrekulli kjo, që na gëzoiErdh pranvera, dimri shkoi.Ljeu Krishti në një skutë,Ljeu i varfër e i butë.Ljeu aty, e s’ljeu në Horë,Në një shpellë e nën dëborë,Ljeu, e qielli u bë dritëNata u shndërrua në ditë.Jeta u mbush plot me gëzim,pemët, me fletëza në bulim.Na pru Zoti në këtë dheGaz të madh, paqe e hare!Ninulla në arbërishte:Çë thavmasmë isht kjo?Çë edhe nata ditë u bë.të ghzon zemërëndimri shkoi e s’ ishtë mëgjithë jeta bën hareljulje e peme për në dheLjeu jashtë e jo në Horënë një shpellë, në një gërromimljeu në tsin, ljeu në sborëljidhur klje te një skutinmbet në kashtë e në sanùasi i vapkëth për muaE si ljeu n’ ata maljen’ ata malje ashtu tutsè me ghzimParraisi u psaljë gazinm’ i madh njeriut i qièllipaqe, gaz, haréyn’ Zot pru në ktë dhe..