Librat e humbur të Konicës, studiuesi Alibali i dhuron Bibliotekës Kombëtare 4 libra
Biblioteka e Faik Konicës, që ende konsiderohet e humbur, numëron rreth 2000 tituj, por vetëm 4 prej tyre rezultojnë deri tani të jenë gjetur. Studiuesi i njohur, Agron Alibali, rrëfen rrugëtimin e gjatë nga SHBA për të çuar në vend amanetin e Konicës dhe për t’ia dhuruar këto tituj Bibliotekës Kombëtare. E konsideruar e humbur, biblioteka e Faik Konicës duket se po del në dritë.Edhe pse e papërfillshme pas 15 viteve punë kërkimore studiuesi Agron Alibali ka pasuruar fondin e Bibliotekës Kombëtare me 4 libra të Faik Konicës, të cilat bartin etiketën e famshme "Ex Libris" dhe autografe dedikuese të autorëve për vetë autorin.Koleksionisti, Agron Alibali, rrëfen se këto libra i sjell në Tiranë në përgjigje të amanetit të vetë Konicës për t'ia besuar ato Bibliotekës Kombëtare.Alibali: Ishte amaneti i Konicës. Dikush mund të mendojë se pse nuk i mbajta vetë, pse nuk bëra ndonjë ankand. Jo ishte e prerë fare, këto libra që ishin të Faik Konicës duhet të vinin në Bibliotekën Kombëtare.Katër librat janë pjesë e 2000 titujve të Faik Konicës, të cilat deri më sot konsiderohen të humbur. Alibali tregon rrugëtimin e këtyre katër titujve që nga Bostoni, Uashingtoni e New Yorku.Alibali: Fillimisht ishte Uashingtoni, atje qëndruan deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, pastaj erdhën në Boston ku qëndruan për vite dhe unë e gjeta këtë libër në New York. Ky ishte libri i parë në italisht i studiuesit të njohur arbëresh Gaetano Petrotta dhe elementët e identifikimit ishin shumë të qartëKatër librat e Faik Konicës fillimisht do ti nënshtrohen restaurimit për tu vendosur më pas në fondin e autorit në Bibliotekën Kombëtare.Biblioteka ishte ruajtur në Uashington ku do të qëndronte aty deri në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe më pas do të dërgoheshin në Shqipëri sipas dëshirës së vetë Faik Konicës.