"Kush e solli Doruntinën", drama e Kadaresë në teatrin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2015, 12:28
Drama e Ismail Kadaresë, "Kush e solli Doruntinën" me regji të Laert Vasilit, është ngjitur në skenën e teatrit "Aleksandër Mosiu" Durrës.Kasti i njohur i aktorëve Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti, Gjergj Doci, Luli Hoxha me rolin e Doruntinës, i dhuroi për një orë e 20 minuta, një mbrëmje ndryshe spektatorit durrësak.Regjisori Vasili thotë se vepra ka ardhur e konceptuar ndryshe, ndërsa ka rikthyer me rolin e zonjës mëmë, artisten e Popullit, Margarita Xhepa.Drama e Kadaresë, "Kush e solli Doruntinën" që rrëzon përpjekjet për ta ballkanizuar legjendën e kostaninit, përmes mbajtjes së besës, cilësi që nuk e kanë fqinjët tanë, do të shfaqet edhe këtë fundjavë në qytetin e Durrësit./Oranews.tv/