Rama takime intensive, dy orë me ambasadorët Lu e Vlahutin, 3 orë me Metën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e 13 janarit 2016 takime intensive dhe të gjata. Fillimisht në zyrën e Kryeministrit mbërritën ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu e Romana Vlahutin, të cilët kanë qëndruar përreth dy orë. Një bisedë e gjatë me fokus Reformën në Drejtësi.Menjëherë më pas Kryeministri Edi Rama i është drejtuar vilës 30, ku ka qëndruar sërish përreth dy orë në një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Të pranishëm në takim kanë qënë edhe minisitri i Drjetësisë Ylli Manjani dhe kryetari i komisionit ad hok për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafa.Pas takimit edhe pse u duke se kryeministri Edi Rama do të jepte një deklaratë për mediat, është mjaftuar vetëm duke u uruar gazetarëve “natën e mirë”. As kreu i LSI, Ilir Meta nuk ka preferuar të bëjë ndonjë deklaratë.Takimi mes dy bashkëkryetarëve të koalcionit të majtë u zhvillua pas deklaratës së prerë të Metës se reforma duhet të jetë konsensuale dhe se duhet një tryezë politike, qëndrim që bie ndesh me atë të Kryeministrit Rama.[caption id="attachment_655756" align="alignnone" width="637"]Ne foto: Momenti i daljes së Ramës dhe Manjanit nga rezidenca qeveritare pas perfundimit te takimit Ne foto: Momenti i daljes së Ramës dhe Manjanit nga rezidenca qeveritare pas perfundimit te takimit[/caption][caption id="attachment_655762" align="alignnone" width="637"]Ne foto: Momenti i daljes së Ramës dhe Manjanit nga rezidenca qeveritare pas perfundimit te takimit Ne foto: Momenti i daljes së Ramës dhe Manjanit nga rezidenca qeveritare pas perfundimit te takimit[/caption][caption id="attachment_655761" align="alignnone" width="637"]Ne foto: Momenti i daljes së Ramës dhe Manjanit nga rezidenca qeveritare pas perfundimit te takimit Ne foto: Momenti i daljes së Ramës dhe Manjanit nga rezidenca qeveritare pas perfundimit te takimit[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=iG3lRgGUOO8Ora 19: 00- Ambasadorët Lu dhe Vlahutin takim me Ramën në KryeministriTakimi i ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin me kreun e ekzekutivit Edi Rama, në qendër të diskutimeve ka pasur reformën në drejtësi, ka zgjatur rreth 2 orë në ambientet e kryeministrisë.Lajmi nuk konfirmohet zyrtarisht nga zyra për mediat në kryeministri por përmes burimeve të Ora News.Takimi vjen pas ngërcit të radhës ku është futur sërish Reforma në Drejtësi, cka duket se ka sjellë si domosdoshmëri angazhimin e ndërkombëtarëve për ti dhënë zgjidhje.Të dy ambasadorët kanë theksuar gjithnjë rëndësinë që ka kjo reformë për vendin tonë dhe kanë kërkuar që ajo të jetë gjithpërfshirëse.Takimi vjen pasi eksperteët e nivelit të lartë kanë dorëzuar draftin e tyre për këtë reformë, ndërsa PD por edhe LSI kërkojnë bisedime politike për të përmbyllur reformën.https://www.youtube.com/watch?v=08YZR8FvGxM[caption id="attachment_655613" align="alignnone" width="637"]Ne foto: Ambasadoret dalin nga Kryeministria Ne foto: Ambasadoret dalin nga Kryeministria[/caption][caption id="attachment_655612" align="alignnone" width="637"]Ne foto: Ambasadoret dalin nga Kryeministria Ne foto: Ambasadoret dalin nga Kryeministria[/caption][caption id="attachment_655611" align="alignnone" width="637"]Ne foto: Ambasadoret dalin nga Kryeministria Ne foto: Ambasadoret dalin nga Kryeministria[/caption]