Ligji i ri, fermerët përballë kompanive të sigurimit

Fermerët shqiptarë nuk e kanë përqafuar nismën e Ministrisë së Bujqësisë për ti detyruar me ligj të sigurojnë bizneset e tyre bujqësore. Sipas tyre kompanitë e sigurimit nuk marrin përsipër të sigurojnë tokat e tyre. Ndërkohë Ora News sjell edhe reagimin e kompanive të sigurimit që thonë se është e pamundur marrja 100% e riskut, pasi fermeret më parë duhet të kryejnë investime për të ndaluar përmbytjet.Përmbytjet e disa ditëve më parë kanë rikthyer edhe një herë debatin e nxehtë për sigurimin e tokave bujqësore. Pas nismës së Ministrisë së Bujqësisë për ta sanskionuar me ligj sigurimin e bizneseve në bujqësi , Fermerët fajësojnë kompanitë e sigurimit që siç thonë ata nuk marrin përsipër të sigurojnë tokat e ekspozuara karshi përmbytjeve.Fermer: “Arsyet pse ne nuk sigurohemi sepse në Torovicë nuk të siguron kush pasi është nën nivel deti.”Fermer: "Kanë tentuar por nuk na kanë pranuar. Ministri thotë për tu siguruar por Ministri nuk e di se ku bie Torovica.”Fermer: “Nuk na pranojnë se as nuk ka kanale të hapura, pompat herë punojnë, herë s’punojnë dhe nuk na sigurojnë për këtë arsye.”Ndërsa fermerët Në Fier dhe Korçë janë pasqyra e asaj që ndodh në një pjesë të mirë të vendit. Asnjë prej tyre nuk ka marrë insiativen të vetësigurohet për aktivitetin e tij bujqësor.Por në një intervistë për Ora News Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë së Sigurimit Eurosig Xhevdet Kopani shprehet se kompanitë nuk mund ta marrin 100% riskun përsipër. Për këtë sipas tij do të duhet që fillimisht fermerët të investojnë në parandalimin e katastrofave natyrore si përmbytjet, përmes investimeve në sistemin e kullimit dhe kanalizimit.Xhevdet Kopani: “Asnjë kompani nuk do të marrë 100% riskun, prandaj bëmë vlerësimin me ekspertë dhe pamë sa është riskun sepse nëse ai ka ndërtuar fermën e tij poshtë nivelit të ujrave, nuk ka asnjë kanal kullues dhe në momentin e parë që bie një ditë shi ajo përmbytet , atëherë rreziku është 100%.”Z. Kopani shprehet se ligji për sigurimin e tokës bujqësore është i vonuar dhe i domosdoshëm.Xhevdet Kopani: “ Ka ardhur momenti me gjithë këto probleme të fatkeqësive natyrore , të katastrovave dhe jo vetëm përmbytjeve , duhet të ishin hedhur hapa më konkretë në drejtim të sigurimit të fermerëve dhe të kulturave bujqësore të agroindustrisë në përgjithësi si një sektor i rrezikuar dhe i ekspozuar ndaj rrezikut të fatkeqësive natyrore.Me hyrjen në fuqi të ligjit për sigurimin e tokave bujqësore, Kompanitë e sigurimit do të nisin së shpejti një fushatë ndërgjegjsuese për të motivuar fermerët shqiptarë që ta përqafojnë/Oranews.tv/