"Rruga e Kombit" merr ngjyrë të kuqe. Ja kush është arsyeja
Ndotet nga mineralet autostrada Kalimash-Kukës.Shkak për këtë ndotje është bërë transpoortimi i hekur-nikelit nga vendi ku ai merret deri vendin e grumbullimit të tij, nga drejtuesit e automjeteve të tonazhit të rëndë, të cilët gjatë gjithë ditës kryejnë me dhjetëra rrugë në favor të kompanive që janë të liçensuara ose jo për këtë aktivitet minerar.Siç tregojnë edhe këto pamje, traseja e rrugës është skuqur e gjitha dhe për këtë nuk dihet nëse është ndërhyrë nga autoritetet përkatëse, pasi kjo është jo vetëm një ndotje mjaft e madhe për autostradën, por është e rrezikshme edhe për jetën e banorëve, pasi është mineral dhe mund të ndikojë në shëndetin e popullatës.Ndotja është shfaqur ditëve të fundit më së shumti në njërën korsi të rrugës së Kombit, konkretisht në segmentin Fushë Dukagjin- Kukës- Malorja e Shehlerëve.Si pasojë e kësaj prezence minerali dhe lagështisë, në trasenë e rrugës është vështiresuar qarkullimi.Në Kukës ushtrojnë aktivitetin e nxjerrjes së këtij minerali më shumë se 5 kompani.Ne këtë arterie mjaft të rëndësishme rrugore patrullojnë efektiv të policisë rrugore dhe ende nuk dihet nëse janë marrë masa administrative për kamionët që transportonin hekur-nikel.
