Plani Urbanistik i Tiranës, në dorë të arkitektit italian të projektit "Pylli vertikal"

Është shpallur sot kompania fituese për të hartuar planin urbanistik të Tiranës. Drejtori i projekteve strategjike në bashkinë e Tiranës, Genc Kojdheli sqaroi në studion e Ora News se një nga kriteret e përzgjedhjes është shtimi i hapësirave të gjelbra. Studio UNLAB e arkitektit italian Stefano Boeri sipas Kojdhelit u përzgjodh pikërisht për këtë fakt pasi është arkitekti i njohur që ka ndërtuar në Milano dy kullat e njohura si "Pylli vertikal".Arkiteti Stefano Boeri dhe  studion UNLAB janë fituesit e përzgjedhur nga qeveria shqiptare për të hartuar planin urbanistik të Tiranës.  Stefano Boeri është një arkitekt i njohur në planfikimin urban dhe pedagog në universitetin politeknik në Milano të Italisë. Një ndër projektet të vecanta të arkitketi është ai i pyllit vertikal në të cilën integrohen ndërtimet moderne me gjelbërim.Projeketet  arkitekturore  të Boeros orientohen drejtë modelit të ripyllëzimit të hapësirave publike dhe rigjenerimin e mjedisit dh biodiversitetit dhe mesa duket kjo është një ndër kritetet e përzgjedhjes së kësaj studioje për hatimin e planit urbanistik.Genci Kojdheli: Sot Tirana është një nga qytetet me më pak mushkëri të gjelbra, në Tiranën e hapësirës së gjelbër vizavijë numrit të popullatës është diku tek 1m2 gjelbër për një numër të caktuar banorësh që është praktikisht 7 herë më pak se minimalja e BE. Është një aspiratë e jona që ta ndryshojmë këtë realitet, në fakt i turpshëm si Tirana.Tirana pritet të ketë planin e saj te pergjithshem te dytin pas atij te vitit 2012, i cili u atakua nga qeverisja e majte sapo erdhi ne detyrë ne shtator te 2013.Fituesi i  konkursit ndërkombëtar  u publikua nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetin social Twitter ku flet per  një fillim i ri dhe punë të mahnitshme që pret përpara.