Mbipopullimi në burgje, Totozani: Për vepra jo të rënda dënim alternativ

Për të shmangur mbipopullimin e burgjeve Avokati i Popullit propozon dhënien e dënimeve alternative dhe jo burg për personat që nuk kanë kryer vepra të rënda penale. Masa e sigurisë "arrest me burg" u shpreh Totozani të ndryshojë në "ndjekje në gjendje të lirë" per personat që nuk paraqesin rrëzikshmëri për shoqërinë.Avokati i Popullit i propozon organeve të drejtësisë që për persona që nuk kryejnë vepra penale të rënda dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri për shoqërinë të dënohen në forma alternative si punë në komunitet dhe jo me burg. Në këtë kategori përfshihen dhe të dënuarit për vjedhje të energjisë elektrike për të cilët Avokati i Popullit kërkoi ndryshim të masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "ndjekje në gjendje të lire" që do të shmangte mbipopullimin në burgje.Igli Totozani: Nuk jemi kundër ndjekjes së këtyre njerëzve, por jemi që masa e sigurisë të mos jetë arrest me burg domosdoshmërisht, sidomos veprat me rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe gjithashtu jemi për dënime alternative dhe për futjen në funksionim të shërbimit të provës, për këto vepra.Artur Zoto: Ne mund të ndërtojmë burgje shumë modern, infrastrukturë shumë të mirë, por pa patur një staf professional, të motivuar dhe angazhuara infrastruktura nuk do të bëjë të mundur përmbushjen e misionit që kemi.Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton kërkoi angazhim dhe pjesëmarrje më aktive të shoqërisë civile në monitoimin dhe evidentimin e problematikave të personave që vuajnë dënimet.Robert Wilton: Është esenciale në një shtet modern demokratik, nëse mungon shoqëria civile, active.Të pranishmit në këtë tyrezë diskutimi të reformave të mëtejshme të sistemit Penitencial vlerësuan vendimin e ministrisë së Drejtësisë për të amnistuar 720 perosona në fund të vitit 2015.