Arrestohen 3 rusë për sulmin terrorist në Stamboll, ja fotoja e kamikazit

Autoritet turke kanë arrestuar tre shtetas rus të dyshuar për lidhje me shtetin islamik, një ditë pas sulmit që vrau dhjetë turistë në Stamboll, në lagjen me të frekuantuar, Sulltanahmet, në afërsi të Xhamisë blu.Agjensia e lajmeve Dogan në Turqi thotë se policia ka bastisur ambientet ku qëndronin rusët në Antalia, duke konfiskuar dokumete, cd dhe sende të dyshimta.Gjithashtu edhe konsullata e përgjithme ruse në qytetin bregdetar konfimoi lajmin duke thënë se rusët e arrestuar dyshohen për lidhje me organizatën tërroriste të shtetit islamik.Ndërkohë mediat turke publikuan foton e kamikazit.Nabil Fadli është autori i dyshuar i sulmit, emri i të cilit u publikua nga autoritetet,  disa orë pas sulmit në zemër të Stambollit, në lagjen historike Sultanahmet, shumë e frekuentuar nga turistët. Nabil Fadli 28 vjeç ka lindur në Arabinë Saudite dhe kishte hyrë në Turqi nga Siria. fft31_mf7513367 fft31_mf7513302 Arrestimet te tjeraGjatë superoperacionit policia turke ka arrestuar edhe një person te dyshuar me sulmet e të martës, teksa 65 të tjerë janë ndaluar sit ë dyshuar për lidhje me shtetin silamik.Policia tha se 15 sirianë do të debohen menjëherë nga Turqia pas informacioneve për radikalizim të tyre.Sipas autoriteteve turke i riu që vrau 9 turistë gjermanë, 1 peruan dhe plagosi 15 të tjerë  kishte kaluar ng Siria.Telefonata per MerkelNuk ka pasur një pretendim të mënjëherhëm nga gruoet terroriste për sulmet, por grupet islamiste, ato majtiste dhe kurdë kanë kohë që kanë destabilizuar Turqinë me sulme me viktima, veçanërisht zonat në juglindje.  Kryeministri Ahmet Davutoglu telefonoi kancelaren Angela Merkel, duke i shprehur ngushëllimet për humbjet e qytetarëve të saj në shtëpinë e tij dhe u zotua se Turqia do të luftojë në mënyrë të vendosur terrorizmin brenda vendit por edhe si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër tij. Turqia është bërë objektiv i shtetit islamik, ku gjatë 2015 130 persona humbën humbën jetën në dy sulme të ndryshme, 100 në Ankara dhe 30 në Suruç , qytet në kufi me Sirinë./Oranews.tv/