Rrëshqet rruga, banorët e Godoleshit në protestë: U izoluam

1500 banorët e fshatit Godolesh të njësisë administrative Labinot Fushë, prej 2 muajsh janë të izoluar për shkak të rrëshqitjes së rrugës.Ndonëse janë vetëm 3 km nga Elbasani , banorët thonë se janë të detyruar të kalojnë nga një shteg i hapur nga barinjtë, si pasojë e shembjes së rrugës në një gjatësi prej 200 metra. Si pasojë e reshjeve u rrezikohen edhe shtëpitë.Banore: “Kush është shteti këtu? Ai të përgjigjet për këtë rrugë.Sepse ne kemi njerëz të sëmurë, kemi pasur një fëmijë gjatë një nate.”Banor: “Ja rruga e emergjencës që e patë vet. Kjo është gënjeshtër, është mashtrim. Është mashtruar ky popull.U bë kaq kohë që rrimë pa rrugë. As rrugë emergjence nuk është berë, as rrugë nuk ka për tu bërë siç është nisur.”Banorët ia faturojnë cilësisë së dobët të punimeve, shembjet në rrugë.Banor: “Këtu kanë zbritur njerëzit të sëmurë me karrocë dore. Kërkojmë rrugë, kërkojmë ndihmë nga shteti.Vazhdon rrëshqitja. Kjo shtëpi është pothuajse e ikur.”Rruga e ndërtuar në vitin 2005, lidh rreth 400 familje të Godoleshit me qytetin e Elbasanit. Fshati malor prej vitesh ka probleme me erozionin, ku si pasojë e rrëshqitjes së dherave shumë prej shtëpive kanë pësuar krisje të mureve./Oranews.tv/