Qafa e Thores dhe Vermoshi, probleme me borën dhe ngricat
Ndonëse reshjet kanë pushuar, zonat malore vijojnë të mbeten nën pushtetin e dëbores, e cila në zona të caktuara ka bllokuar qarkullimin si pasojë edhe e ngricave.Bashkë me Qafen e Thores që mbetet e bllokuar duke mos lejuar vijimin e udhëtimit drejt Dukagjinit e Thethit, shqetësime paraqet veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes edhe Vermoshi.Paulin Radovani, prefekt i qarkut Shkoder: Qafe Thorja është vazhdimisht një zonë qe bllokohet dhe thamë të vijmë ta shikojmë.Pellumb Dani, shef i emergjencave: Në të gjithë qarkun kemi një situatë krejt normale për qarkullimin e mjeteve, duke përjashtuar një aks rrugor në Fierzë në të cilën po punohet, jo vetëm nga autoriteti veriorm, por edhe nga drejtoria e Përgjithshme e Rrugve për ta bërë të mundur kalimin këtë aks.Edhe pse këtë vit qarku i Shkodres duket më i qetë sa i përket problemeve me përmbytjet, më të ndjeshme ndryshimet klimaterike kanë qënë në zonat malore, ku ka patur reshje të shoqëruara me rrëshqitje dherash e gurësh.Zona e Pukës ka qënë me problematike ku në dispozicion të emergjencave civile janë vënë 2 fadroma./Oranews.tv/