Konservatorët grekë zgjedhin kreun e ri të Partisë Demokracia e Re
Konservatorët grekë kanë zgjedhur Kyriakos Mitsotakis si udhëheqësin e tyre të ri, duke shpresuar se ai mund të ringjallë fatin e tyre dhe të sfidojë Kryeministrin e majtë Aleksis Tsipras, ende popullor, pavarësisht masave shtrënguese që vendosi dhe premtimeve të shkelura elektorale.Demokracia e Re kërkon të shërohet nga humbja e rëndë e zgjedhjeve të shtatorit, ku grekët rizgjodhën Partinë Siriza të Tsipras në periudhën e tyre më të vështirë, në mes të kontrolleve të kapitalit mbi depozitat bankare dhe një plani të ashpër të huadhënësve ndërkombëtarë.Micotakis, 47 vjeç, ligjvënës reformator dhe pasardhës i një prej familjeve më me ndikim politik të Greqisë, pritet të ushtrojë presion mbi 41 vjeçarin Tsipras përpara votimit vendimtar të parlamentit për reformën e pensioneve, pjesë e rishikimit të parë të programit të ndihmës së Greqisë."Demokracia e Re nuk do thjesht të jetë e bashkuar, ajo do të rinovohet. E zgjeruar dhee fuqishme ajo do të jetë në gjendje të paraqesë një alternativë, një plan që vendi të dalë nga kriza.Demokracia e rë udhëhoqi në Greqi nga viti 2004 deri në 2009, por kriza e borxhit ndikoi negativisht duke ulur popullaritetin e saj tek qytetarët grekë. Ish-bankieri e ka cilësuar kryeministrin grek Tsipras "gënjeshtar", por nga ana tjetër ka lënë të kuptohet se në të ardhmen do të bashkëpunojë me të për çështjet ndërkombëtare dhe në terma specifike. Baba i tij, Constantinos ka qenë kryeministër në vitet 1990-1993 ndërsa motar e tij më e vogël, Dora Ministre e Jashtme në vitet 2006-2009.Meimarakis mori drejtimin e partisë në muajin korrik nga kryeministri Antonis Samaras që dha dorëheqjen pas votës "jo" që mori në referendum, për kushtet e ndihmës së tretë ndërkombëtare për Greqinë. Por, ai u dorëhoq në muajin nëntor, duke marrë përsipër përgjegjësinë në dështimin e partisë në zgjedhjet e shtatorit./Oranews.tv/