Han të premten në Maqedoni për zgjidhjen e krizës politike

Eurokomisioneri Johannes Hahn do të vizitojë të premten Maqedoninë.Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Kociancic, e cila deklaroi se vizita e Han në Shkup ka qëllim zgjidhjen e krizës politike. Sipas saj, Han do të bisedojë me të gjitha palët politike që nënshkruan marrëveshjen gjatë muajve të fundit të 2015.15 janari është afati i fundit që Kryeministri i vendit Nikola Gruevski të japë dorëheqjen, të ngrihet qeveria teknike, të zgjidhet Kryeministri i përkohshëm nga vetë partia e tij VMRO-DPMNE dhe më pas vendi të nisë procesin e zgjedhjeve qe mbahen në muajin prill.Vizita e Han pritet të qartësojë gjithashtu edhe zërat për shtyrje të zgjedhjeve të cilat janë programuar të mbahen më 24 prill. Kriza në Maqedoni nisi që pas publikimit të përgjimeve nga opozita në shkurt të 2015, në qëndër të së cilave ishin aferat korruptive të Kryeministrit maqedonas.Gruevski, i cili ka mbajtur pushtetin që nga viti 2006, këmbëngul se përgjimet janë të montuara dhe se sipas tij janë shërbimet e huaja që kërkojnë të destabilizojnë vendin./Oranews.tv/