Karta e shëndetit, radhë të gjata në Fier e Lushnje, qytetarët: Shtoni sportelet

Në Fier, qytetarët qëndrojnë në radhë me ditë të tëra për të aplikuar për t'u pajisur me kartën elektronike të shëndetit, pas daljes nga qarkulimi në fund të vitit të librezës shëndetësore. Sipas tyre radhët zihen që në orët e para të mëngjesit dhe qytetarët vijnë edhe prej Patosit, Mallkastrës apo Roskovecit. E njëjta situatë paraqitet edhe në Lushnje. Ndërkohë në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor shpjegojnë se radhët janë krijuar pasi qytetarët lënë për në moment të fundit aplikimin.Dalja nga qarkullimi e librezës së shendetit në fund të vitit 2015 ka sjellë dyndje të qytetarëve nëpër sportelet e fondit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në Fier.Qindra qytetarë që perveç Fierit vijnë dhe nga Patosi, Roskoveci, Mallakastra qëndrojnë në radhë prej ditësh për t'u pajisur me kartën elektronike të shëndetit.Qytetari: Secila qendër shëndetësore të nxjerrë kartat e saj atje ku banjo unë, Patos psh, Roskovec, Seman.Jo vetëm këtu. Qarku i Fierit vetëm në një vend këtu.Qytetari: Kam dy ditë këtu, shikoje, një hekur të këputet atje bien të tërë. Mbrëmë u bë nami këtu.E njëjta situatë konstatohet edhe në Lushnje, ku në radhë për orë apo ditë të tëra qëndrojnë kryesisht pensionistët.E kontaktuar, Drejtorja e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor të qarkut të Fierit, Donika Alushani sqaron se radhët janë krijuar pasi qytetarët lënë për në moment të fund aplikimin për t'u pajisur me kartën elektronike të shëndetit.lushnjee radhet