Shembet rruga në Godolesh, 1500 banorët e izoluar prej 2 muajsh apelojnë për ndihmë
Shirat e rënë ditët e fundit kanë sjellë probleme edhe në fshatin Godolesh duke nxjerrë jashtë funksioni rrugën e cila ka rrëshkitur e si pasojë ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit. Rruga e ndërtuar në vitin 2005, cilësia e dobët e punimeve shprehen banoret rrezikon sot jetën e tyre. Jane 400 familje që rrezikojne e kërkojnë që shteti të ndërhyjë, pasi banorëve u rrezikohen banesat e tyre1500 banorët e fshatit Godolesh e njësisë administrative Labinot-Fushë prej 2 muajsh janë të izoluar për shkak të rrëshqitjes së rrugës.Ndonëse janë vetëm 3 km nga Elbasani, banorët thonë se janë të detyruar të kalojnë nga një shteg i hapur prej barinjve si pasojë e shembjes së rrugës në një gjatësi prej 200 metër.Banorja: Shtet, kush është shteti këtu? Ai të përgjigjet me këtë rrugë. Kemi njerëz të sëmurë, kemi pasur një kalama një natë, shi ishte, nuk e di sketerrë.Banori: Ja rruga e emergjencës që e patë vetë, kjo është genjeshtër, është mashtrim. Është mashtru ky popull. As rrugë emergjence nuk është bërë, as rrugë nuk ka për tu bërë siç është nisur.Banorët ja faturojnë cilësisë së dobët të punimeve shembjet në rrugë.Banori: Këtu kanë zbritur njerëzit e sëmurë me karrocë dore. Mos raft më ndonjë gjë tjetër këtu. Kërkojmë rrugë, kërkojmë ndihmë nga shteti. Vazhdon rrëshqitja, edhe shtëpitë, ja kjo shtëpi këtu pothuajse është e ikur.Rruga e ndërtuar në vitin 2005 lidh rreth 400 familje të Godoleshit me qytetin e Elbasanit.Fshati malor prej vitesh ka problemem me erozionin, ku si paspojë e rrëshqitjes së dherave shumë prej shtëpive kanë pësuar krisje muresh.