Familjarët e tragjedisë së 9 Janarit: Edhe sa kohë duhet të presim për drejtësi
Në përvjetorin e 12 të tragjedisë së 9 Janarit, familjarët e viktimave i janë drejtuar me një letër të hapur kryeprokurorit Adriatik Llalla, ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe presidentit Bujar Nishani për zbardhjen e ngjarjes që u mori jetën 28 personave në ujërat e Karaburunit në Vlorë.
Nikoll Mëhillaj, kryetar i shoqatës 9 Janari: Në këtë përvjetor kërkesa jonë mbetet: Edhe sa kohë duhet të presim të zbardhet kjo ngjarje e drejtësia të vihet në vend. Në një ritual që përsëritet vit pas viti, të afërmit e viktimave të tragjedisë së 9 janarit 2004, i kërkojnë shtetit dënimin e përgjegjësve.
Ndoc Bjeshka, familjar: Ne kërkojmë gomonen e dytë. Shteti shqiptar të zbardhë këtë krim. Nga rreth 28 viktimat e kësaj tragjedie, pjesa më e madhe ishin nga veriu i Shqipërisë. Sipas familjarëve 8 trupa janë varrosur, ndërsa vendi mbahet fshehur.
/Oranews.tv/