Prishtina në tym e flakë, protestuesit përleshen me policinë, molotov drejt kryeministrisë
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653026" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653020" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653021" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653033" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653034" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653027" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653029" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653036" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653017" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653018" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653019" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653022" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653023" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653024" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653028" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653030" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653031" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653032" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653035" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption][caption id="attachment_653037" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e dhunshme ne Kosove, 9 janar 2016[/caption]Cfare ndodhi minute pas minute?Ora 18:48 Nis pastrimi i kryeqytetitKompania “Pastrimi” është mobilizuar për të pastruar kryeqytetin nga mbeturinat e shkaktuara nga përleshja mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.Që të gjitha sheshe e kryeqytetit kanë filluar të pastrohen, derisa nëpër rrugë vërehet një prani më e vogël e policëve.
Ora 18: 40 Policia arreston një të mitur, i gjendet një maskëPolicia e Kosovës ka arrestuar një të mitur, pasi i është gjetur një maskë.

Protestuesit janë shpërndarë, ndërkohë edhe Policia e Kosovës ka reduktuar dukshëm numrin e policëve në rrugët dhe sheshet kryesore të Prishtinës.
Janë lëshuar për qarkullim të automjeteve shumica e rrugëve të qytetit, ndërkohë që edhe lëvizja e qytetarëve në sheshin kryesor të qytetit i është kthyer normalitetit.

Situata momentale është e qetë.Tek Posta e Madhe e Kosovës, në Ulpianë, janë pozicionuar një grup i madh i policëve të cilët kanë arritur ta shpërndajnë turmën e protestuesve.

Ora 17:01 Policia me topa uji dhe gaz lotsjellës shpërndan protestuesit
Policia po përdor gazin lotsjellës dhe topat e ujit për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm.Ata janë barikaduar në hyrje të sheshit “Zahir Pajaziti” dhe tek Katedralja. Protestuesit pak më herët kanë gjuajtur fishekzjarrë në drejtim të tyre.
Ora 16: 15 Prishtina në këto momente është në tym e flakë . Protestuesit i vënë flakën dhe kazanëve të plehrave. Policia vijon të përparojë rrugën "Dëshmorët e Kombit" . Mediat kosovare flasin për disa portestues të arrestuar dhe 5 policë të plagosur. Dëgjohen sirenat e policisë.Ndërkohë përmes një deklarate për shtyp AAK ftojnë të gjithë ata që eventualisht kanë mbetur të përfshirë në incidente të dhunshme, që të tërhiqen sa më parë dhe të mos e rrezikojnë as sigurinë e vetë e as të policisë së Kosovës dhe njëkohësisht ta zbehin zërin e fuqishëm qytetarë kundër kësa qeverie. "Incidentët e dhunshme janë të papranueshme, po aq sa është e papranueshme edhe sjellja e papërgjegjshme e qeverisë ndaj reagimit qytetar" citohet deklarata e AAK-së nga mediat kosovare.
Ora 16: 04 Përleshjet vijojnë, policë të plagosur dhe protestues te arrestuarTurma është larguar nga qendra dhe është zhvendosur në drejtim të katedrales. Protesta zhvendoset në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Flitet për protestues të arrestuar dhe për policë të plagosur nga flakët. Makinat që hedhin ujë për të shpërndarë turmën u janë hedhur koktejl Molotov. Dëgjohen shpërthimet e molotovProtestuesit përleshen me policinëOra 15: 51 Megjithëse udhëheqësit e partive opozitare deklaruan zyrtarisht mbylljen e protestës, disa pjesëmarrës në këtë protestë, po vazhdojnë të konfrontohen me forca të policisë në bulevardin "Nënë Tereza"Disa protestues hedhin koktej molotov në drejtim të makinave të blinduara të policisë por dhe kordoneve policore të cilat po përpiqen të mbajnë gjithnjë e më shumë larg protestuesit nga godina e kryeministrisë. Kësaj të fundit iu vu flaka në një kënd të saj.Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e mbetur pas fjalimeve. Ndërkohë policia vazhdon me hedhjen e gazit lotsjellës në drejtim të këtyre protestuesve.
Ora 15: 41 Protestuesit shishe molotov drejt makinave te blinduara te policise Në sheshin 'Zahir Pajaziti', protestuesit po vazhdojnë hedhje të gurëve e koktej molotovi ndaj policisë. Policia ka vënë në lëvizje edhe autoblindat, ndërsa dy nga to iu është vënë flaka nga koktej Molotovi që protestuesit kanë gjuajtur.Protesta ne Kosove, protestuesit sulmojne autoblindat e policiseProtesta ne Kosove, protestuesit sulmojne autoblindat e policise...Per me shume lexoni ne: http://www.oranews.tv/rajoni/ne-1400-nis-protesta-e-opozites-ne-kosove-kurti-me-masive-se-ajo-e-28-nentorit/Posted by Ora News on Saturday, January 9, 2016
Protesta ne Kosove, protestuesit konfrontohen me policineProtesta ne Kosove, protestuesit konfrontohen me policine...Per me shume lexoni ne: http://www.oranews.tv/rajoni/ne-1400-nis-protesta-e-opozites-ne-kosove-kurti-me-masive-se-ajo-e-28-nentorit/Posted by Ora News on Saturday, January 9, 2016

Ora 15: 37 Policia po përpiqet të largojë një grup protestuesish të cilët po qëllojnë në drejtim të policisë. Ata po hedhin shishe molotov edhe në drejtim të policisë. Kjo e fundit ka hedhur gaz lotsjellës.
Ora 15: 23 Protestuesit djegin një pjesë të godinës Në oborrin e ndërtesës së Qeverisë është hedhur edhe koktej molotovi nga protestuesit. Ndërtesa e Qeverisë ka marrë flakë nga shishet e shumta të Molotovit që protestuesit kanë gjuajtur në drejtim të Qeverisë. Menjëherë policia ka ndëryrë për të larguar protestuesit Mijëra mbështetës të opozitës janë mbledhur para godinës së qeverisë duke kërkuar largimin e qeverisë.Tensinohet gjendja, protestuesit ne Kosove i ven flaken godine...Tensionohet gjendja, protestuesit ne Kosove i ven flaken godines se kryeministrisePer me shume lexoni ne: http://www.oranews.tv/rajoni/ne-1400-nis-protesta-e-opozites-ne-kosove-kurti-me-masive-se-ajo-e-28-nentorit/Posted by Ora News on Saturday, January 9, 2016

Ora 15: 08 Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me ngjyrë dhe gure drejt objektit të Qeverisë së Kosovës. Në këtë momente ka tension.Protestuesit ne Kosove hedhin gure ne drejtim te godines se kr...Protestuesit ne Kosove hedhin gure ne drejtim te godines se kryeministrisePer me shume lexoni ne: http://www.oranews.tv/rajoni/ne-1400-nis-protesta-e-opozites-ne-kosove-kurti-me-masive-se-ajo-e-28-nentorit/Posted by Ora News on Saturday, January 9, 2016
[caption id="attachment_652837" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protestuesit thyejne me gure xhamin e godines se kryeministrise[/caption]Ora 15:00 Disa protestues hodhën kapsolla dhe gurë në drejtim të godinës qeveritare. Disa organizatorë bëjnë thirrje për të ndaluar këto veprimeOra 14: 50 Liderët e opozitës po mbajnë fjalimet e tyre.Fatmir Limaj: Qeveria ka shkelur Kushtetutën. Largohu qeveri që ke bërë Pazar me sovranitetin tonë. Nëse ju refuzoni të jepni llogari për shkelje të Kushtetutës ne refuzojmë që t’ju lejojmë të qeverisni republikën tonë. Sot ka rënë qeveria. Kërkojmë zgjedhje të lira. Duam të mbrojmë Kushtetutën tonë.Ramush Haradinaj: Ikni që të bëhet Kosova. Kanë bërë që në Kosovë të ndalet korrupsioni. Largohuni se nuk duam të ikim azil por duam të bëjmë vendin tonë. Ikni që ta kemi Kosovën me ushtri e jo pa ushtri si sot. Ikni që të kemi shtet me sovranitet dhe me kufij. Ikni se populli s’ju duron më.Ora 14:30 Nis marshi i protestuesve që janë mbledhur te Biblioteka Kombëtare. Ata kërkojnë largimin e qeverisë.Ndërkohë marshimi do të vijë drejt godinës së kryeministrisë. Në krye të marshimit janë liderët e partive opozitare.Protestuesit thërrasin: Poshtë qeveria.
Ora 13: 40 Nis grumbullimi i protestuesve, rrethohet QeveriaNis grumbullimi i protestuesve pranë bibliotekës kombëtare në PrishtinëNjësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arritur në oborrin e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, kompanitë e pastrimit kanë hequr të gjitha gjërat e forta që ishin në sheshin “Skenderbe”
Ora 13: 37 Policia po provokonLëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në facebook akuzon qeverinë se po përpiqet të ndalojë protestuesit e nisur nga e gjithë Kosova për të marrë pjesë në protestën që pritet të nisë në orën 14:00 “Frika nga masiviteti e ka bërë pushtetin që të mobilizohet për të ndaluar autobusët dhe për të mos lejuar ardhjen e protestuesve” shkruan ajo akuzon policinë se po e provokon situatën.Deri tani- Janë ndaluar autobusët që po vinin nga Kamenica dhe pothuajse gjysma e protestuesve janë detyruar të dalin jashtë dhe të mos udhëtojnë me autobusë.- Janë ndalur autobusët që po vinin nga Mitrovica dhe policia ka kontrolluar deri në detaje secilin protestues.- Janë ndalur autobusët që po vinin nga Gjilani dhe policia ka kontrolluar deri në detaje secilin protestues.- Janë ndalur autobusët që po vinin nga Gjakova dhe policia ka kontrolluar deri në detaje secilin protestues.- Në Shtime, Policia ka ushtruar presion ndaj drejtuesve të autobusëve duke tentuar që t'i largojnë autobusët para se të vijnë protestuesit.Masiviteti popullor kundër "Zajednicës" dhe demarkacionit nuk mund të ndalet me metoda policore. Protesta do të jetë madhështore dhe Qeveria do të tërhiqet!Ora 08:00 Protesta e sotme Do të mbahet sot protesta e paralajmëruar prej javësh nga tri partitë opozitare të cilat kërkojnë largimin e qeverisëDrejtuesit kryesorë të tre partive opozitare kanë paralajmëruar se 9 janari shënon fillimin e një serie protestash deri në rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.Marshi protestues nis nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë duke filluar nga ora 14:00Në një video të postuar në rrjetin social facebook, të lëvizjes Vetëvendosje renditen këto arsye për protestën e 9 janarit.- Nënshkruan marrëveshje të dëmshme me Serbinë- I falën Malit të Zi mbi 8 mijë metra katrorë- Arrestuan opozitën- Dështuan në nismat ndërkombëtare- Mashtruan që marrëveshjet janë në përputhje me KushtetutënNë kryeqytet, forcat policore janë në gatishmëri për t'u siguruar që situata të mos përshkallëzohet.Në një njoftim zyrtar, Policia ka komunikuar se nuk do të pengojë zhvillimin e protestës, për aq kohë sa kjo e fundit do të mbetet paqsore dhe demokratike.Kurti: Më masive se ajo e 28 NëntoritNdërkohë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili aktualisht është në arrest shtëpiak në një intervistë televizive në Kosovë tha dje se protesta e sotme e opozitës do të jetë më masive se ajo e 28 nëntorit.Kurti tha se opozita nuk synon ta marrë pushtetin me dhunë, por me zgjedhje dhe sipas tij Qeveria është më mirë të japë dorëheqje se sa të detyrohet të rrëzohet.“Pushtetin do ta marrim me zgjedhje jo me dhunë. Para se të ndodh kjo, kjo Qeveri duhet të bie. Më mirë me zgjedhje se me rrëzim”, tha ai.Opozita e bashkuar e ka përsëritur vazhdimisht mungesën e legjitimitetit të koalicionit qeverisës pas vendimit të Kushtetueses në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
/Oranews.tv/