Militanti i ISIS ekzekuton para qindra personave nënën e tij

Një militant i Shtetit Islamik ekzekutoi nënën e tij përpara qindra personave, për shkak se ajo nuk dëshironte më të qëndronte nën pushtimin e ISIS.21 vjeçari Al Sakr ekzekutoi të ëmën Lena Al-Kasem 45 vjeç përpara rajonit të policisë në qytetin sirian të Rakas. Ky qytet është kthyer në bazën e Shtetit Islamik që kur u pushtua në Gusht të vitit 2013.Grupi monitorues nga Britania e Madhe, qëndra e të drejtave të njeriut në Siri dhe grupi aktivist i qytetit të Rakës konfirmoi se Lena Al-Kasem u vra me akuzën e tradhëtisë.Raportohet se 45 vjeçarja i kishte thënë të birit se forcat aleate me në krye SH.B.A shumë shpejt do ta shkatërronin shtetin islamik duke iu lutur që të largoheshin sëbashku nga qyteti. Djali ka raportuar menjëherë fjalët e së ëmës tek krerët e Shtetit Islamik, të cilët morrën vendimin për ta ekzkutuar gruan. Por akoma më tronditës ishte fakti që vrasjen duhet ta kryente vetë i biri i saj.ISIS deri më tani ka kyer ekzekutime të shumta për tradhëti , po ashtu si ka vrarë edhe shumë persona të akuzuar si homoseksual dhe praktikues të magjisë.Ndërsa një vajzë e re, Rukia Hasan u ekzekutua pak kohë më parë vetëm sepse shkroi për jetën e saj nën pushtimin e ISIS./Oranews.tv/