Protesta në Greqi, pensionistë dhe punëtorë kundër reformës se pensioneve
Qindra pensionistë dhe punëtorë kanë protestuar në qendër të Athinës kundër planeve të qeverisë për të reformuar skemën e pensioneve. Kryeminstri Aleksis Tsipras më herët ka deklaruar se sistemi i pensioneve është i sëmurë dhe në prag kolapsi, por reformimi i tij do të jetë një sfidë për Tsipras, ku nga njëra anë është populli i tij që e kundërshton fuqishëm dhe nga ana tjetër janë kreditorët që në këmbim të borxhit i kërkojnë reforma."Kjo nuk është thjesht një faturë e radhës në kurris të sigurimeve shoqërore, por kjo shkel të gjitha të drejtat sociale në tërësi", tha anëtarja e Partisë Komuniste Lila Kafantari.Protesta u tensionua, ku oficerë të policisë përdorën gaz lotsjëllës kundër pensionistëve dhe punëtorëve të zemëruar.Reforma e pensioneve përfshin shkrirjen e gjashtë fondeve kryesore të pensioneve në një dhe parashikon shkurtime deri në 30 përqind të pensioneve të ardhshme. Ajo përcakton një limit prej 384 euro në muaj si minimum dhe vendos një tavan prej 2300 euro si maksimum mujor të pensionit.Pensioni mesatar mujor aktualisht qëndron në rreth 850 euro. Ministri i Punës George Katrougalos mbrojti planin të premten duke e quajtur atë të drejtë dhe të nevojshëm për qëndrueshmërinë e sistemit. Ndërkohë më herët të premtem pati një tjetër protestë jashtë zyrës së kryeministrit, ku rreth 100 persona kundërshuan të gjitha planet e qeverisë së Tsipras.
