Protesta e opozitës në Prishtinë, 40 shqiptarë ndalohen në Morinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2016, 13:20
Dyzet persona nga Shqipëria të cilët paraditen e sotme ishin nisur drejt Prishtinës për të mbështetur opozitën në protestën e sotme nuk janë lejuar të kalojnë nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Morinit.Denoncimi ka mbërritur në televizionin Ora News.Madje ky grup thotë se ndaj tyre është ushtruar dhunë duke qëlluar me shkopinj gome duke i ndjekur dhe duke I rrahur në zonën neutrale midis dy pikave doganore.“Policia na dhunoi për të na larguar. Do të bëjmë kallzim penal për dhunën dhe ndalimin e paligjshëm” thonë ata.
/Oranews.tv/