Policia: Kera u mor peng nga kushëriri se nuk kishte ti jepte borxh 15 mijë lekë
Ylber Kera u mor peng për 15 mijë lekë nga kushëriri i tij.Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e paradites së sotme pranë shkollës “Bajram Curri”.Sipas bluve, “ ka qenë ora 10:30 e ditë së sotme (9 janar 2016), kur 39 vjeçari Ylber Kera, banues në Tiranë, po kthehej në banesën e tij sëbashku me djalin e tij 7 vjeçar, kur në rrugë është ndaluar nga kushëriri i tij Xhevahit Kera, i cili i ka kërkuar një sasi lekësh borxh (prej 150 mijë lekë të vjetra)”.Mësohet se Ylberi i ka thënë që nuk disponon lekë me vete dhe kushuriri i ka thënë të hipë në automjetin e tij tip BENZ duke i kërkuar me patjetër atë sasi lekësh.Sipas bluve, pasi e ka mbajtur në mjet për pak kohë dhe është bindur që Ylberi nuk dispononte lekë me vete e ka zbritur në rrugën "Siri Kodra" ku dhe u konstatua nga ana e policisë.Në momentin e konstatimit nga policia, mësohet se Ylber Kera ishte ulur në një lokal në gjendje të dehur.“Sipas deklarimeve të këtij shtetasi dyshohet se nga ana e kushuririt të tij ky është një veprim i përsëritur, pasi kërkon shpesh lekë borxh dhe disa herë i ka marre edhe sende të tij personale si celular”.Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti.[caption id="attachment_652807" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku u lirua pengu[/caption][caption id="attachment_652809" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku u lirua pengu[/caption]Njofitimi i policisë ora 12:00"Më datë 09.01.2016, në afërsi të shkollës "Bajram Curri", një shtetas me iniciale Y. K, duke ecur me fëmijën e tij të mitur, është konfliktuar me disa persona të cilet ishin duke udhetuar me nje mjet tip Benz. Sipas deklarimeve të fëmijës në Polici, dyshohet se i ati pasi ka debatuar me këta shtetas është marre me dhunë forcërisht në makinë dhe janë larguar. Policia ngriti pika kontrolli dhe punoi për kapjen e personave.Ne oren 14:00 falë një operacioni të policë u bë i mundur lirimi i personit të rrëmbyer në një lokal në rrugën “Siri Kodra” . Policia shoqëroi disa persona mes tyre mendohet se janë dhe pengmarrësit
