Bill Klinton u kërkon amerikanëve të votojnë bashkëshorten e tij për Presidente
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2016, 22:27
Ish presidenti amerikan Bill Klinton deklaron se prosperiteti do të kthehet në vend, nëse amerikanët votojnë bashkëshorten e tij si presidente të ardhshme.
"Në opinionin tim këto zgjedhje shërbejnë për të gjetur një mënyrë se si të sjellim prosperitetin në vend. Këtë mundësi e patëm një herë në 1990, kur unë pata nderin ti shërbej vendit", tha Bill Klinton gjatë një fjalimi të mbajtur para mbështetësve në Iowa.Ish presidenti amerikan radhiti gjithashtu edhe sukseset e bashkëshortes së tij në kohën kur ishte Sekretare e Shtetit."Kur Hilari ishte Sekretare e Shtetit, edhe pse une nuk e besoja se do tja arrinte, ajo mundësoi që Kina dhe Rusia të nënshkruanin sankionet ndaj Iranit. Ajo bëri marrëveshjen bërthamore me Presidentin rus Vladimir Putin dhe dhe kjo është e vetmja gjë që ka mbijetuar në marrëdhëniet tona të brishta me Rusinë, tha ai.Por Bill shmangu komentet mbi kritikat ndaj Klinton për përdorimin e e-mailit të saj personal për cështje pune në kohën kur ishte Sekretare e Shtetit. Bill Klinton pritet të jetë kosniderueshëm i pranishëm gjatë fushatës elektorale të bashkëshortes së tij për garën presidenciale të 2016.