Lumi Mat nxjerr në breg trupin e pajetë të 56-vjeçarit, dyshohet se është mbytur

Një trup i pajetë është gjetur në breg të lumit Mat nga banorë të zonës.Viktima Agim Cani 56 vjeç nga Klosi u gjet midis  fshatit Suç dhe Klos në vendin e quajtur "Rrasa e  Kukës".Policia thotë se “nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dhe eksperti mjeko-logjor nuk është konstatuar asnjë dëmtim fizik i shkaktuar  nga ndonjë veprim kriminal”.Sipas bluve, dëmtimet sipërfaqësore në pjesë të ndryshme të trupit  i ka si pasojë e përplasjes  së rrjedhës së lumit.Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale nën kryesimin e Prokurorit. Paraprakisht viktima dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë mbytjes në lumë.Blutë thonë se 56 vjeçari vuante nga depresioni.

/Oranews.tv/