Ura të shembura në veri, lumenjtë gërryejnë tokën

Qindra metër kub gurë dhe inerte janë hedhur përgjatë 24-orëve, për të shmangur rrezikun që i kanosej Rrugës së Kombit nga rrjedha e fortë Lumit Mat në afërsi të Skuarajve në Milot. Ka qenë reagimi i shpejtë i autoritetëve që bëri të mundur largimin e rrezikut të gërryerjes së rrugës së Kombit.Eduart Bardhoci, përfaqësuesi I firmës kontraktore thotë se janë hedhur rreth 500 metër kub inerteNë Zejmen të Lezhës, kanë ardhur ndihmat e para nga Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me Kryqin e Kuq për 30 familjet e prekura nga përmbytjet .Banoret kanë përsëritur apelin për ndërhyrje në pastrimin e kanaleve për shmangien e përmbytjeve të tilla në vijimësiReshjet e dendura te shiut në të gjithë qarkun e Kukësit kanë shkaktuar dëmtimin e 2 urave në Njësinë Administrative Golaj duke izoluar rreth 50 familje të lagjeve Pec, Ngjec dhe Sollahu.Bashkia dhe prefektura po përpiqen të krijojnë nje rruge alternative për lidhjen e 3 lagjeve me qytetin e Krumes.Njësia administrative Zerqan në bashkinë Bulqizë prej dy ditësh është pa komunikim me rrugë automobilistike. Rreth pesë mijë banorë kanë mbetur të izoluar për shkak të dëmtimit të 3 urave.Tejmbushja e lumenjve ditët e fundit ka bërë që shumë ura në qarkun dibër të dëmtohen , ndërkohë që Shtabet e Emergjencave në të gjithë qarkun janë në terren për të verifikuar dëmet dhe ndërhyrë aty ku shihet mundësia./Oranews.tv/