Drejtori i policisë së Këlnit, Wolfgang Albers është shkarkuar nga detyra

Drejtori i policisë së Këlnit Volfgang Albers është shkarkuar nga detyra pas sulmeve dhe abuzimeve ndaj më shumë se 120 femrave natën e ndërrimit të viteve. Këtë fakt e konfirmoi ministri i Brëndshëm i zonës së Vestfalisë Ralf Xhaeger. Ai theksoi që i kish lajmëruar personalisht shkarkimin shefit të policisë së këtij qyteti, me qëllim për të rikthyer besimin e njerëzve tek forcat e rendit" I kërkova personalisht drejtorit të policisë së Këlnit të largohej nga detyra, pasi mendoj që në këtë moment të vështirë për qytetin kjo është zgjidhja më e duhur"Mënyra se si operoi policia atë mbrëmje është kritikuar ashpër si nga mediat po ashtu edhe nga i gjithë opinoni publik. Akti në fjalë dyshohet se është kryer nga burra me origjinë nga Afrika e Veriut dhe zonat arabe. Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se 18 nga 31 të dyshuarit janë azil-kërkues. Mes të dyshuarve janë 9 algjerian, 8 maroken, 4 nga Siria, 5 nga Irani, 2 gjerman e më pas nga Iraku, Serbia dhe SH.B.A.Policia e Këlnit ka regjistruar 170 ankesa, ndër të cilat 117 kishin të bënin me ngacmime seksuale. Ndërsa dyshohet për dy raste përdhunimi. Deri më tani autoritetet kanë vendosur nën arrest vetëm 2 persona. Ndërkohë që myslimanët të cilët jetojne në Gjermani e kanë dënuar ashpër aktin në fjalë duke deklaruar se ata që kanë kryer këto vepra të shëmtuara duhet të përgjigjen përpara ligjit.