Vijon puna për riparimin e argjinaturës, në Çermë e Tërbuf tërhiqet uji
Në Çermë të Lushnjes vijon puna për riparimin e çarjes së argjinaturës të lumit Shkumbin.Mësohet se çarja po mbushet me inerte dhe me thasë me rërëUji është tërhequr dhe nuk ka më prani të tij në tokat e fshatit që u përmbytën. Nuk ka prani uji as në tokat e fshatit Tërbuf.Nënprefekti i Lushnjes Ilir Dervishi në një prononcim telefonik për Ora News tha se puna për riparimin e çarjes së argjinaturës vijon prej dy ditësh dhe në mesnatë pritet të përfundojë.“Po mbushet me inerte dhe thasë me rërë. Sot në mesnatë përfundon”Ai shtoi se uji është tërhequr se janë bërë evidentimet e dëmeve dhe se sot nis ndarja e ndihmave ushqimore dhe materialeve të tjera të nevojshme për familjet e prekura nga përmbytjetSot pritet të nisë ndarja e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet.Lumi Shkumbin doli nga shtrati pasditen e 7 janarit pasi u ça argjinatura pranë fshatit Çermë. Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme dje rreth 120 shtëpi u përmbytën./Oranews.tv/