Prokurori kosovar predikon Sheriatin: Hajdutëve t’u presim duart

Prokurori i Kososvës Basri Morina është filmur duke folur për drejtësinë islame. Ai ndodhet në krah të imamit nga Prizreni, Mazllam Mazllami, i dyshuar për nxitje të terrorizmit dhe rekrutim të të rinjve në luftrat jashtë vendit. Dikur prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe aktualisht i angazhuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.Morina predikon sheriatin dhe jo sistemin e drejtësisë sipas Ligjeve të Kosovës. Madje ai shkon edhe më larg, duke thënë se duhet të implementohen ligjet islame me prerje dore për hajdutët, sipas ligjeve fetare islame .Në mesin e atyre që dëgjojnë ligjëratën e Morinës ka edhe persona që më parë janë akuzuar dhe arrestuar për terrorizëm. Kurse imami Mazllam Mazllami në shtator të vitit 2014 u arrestua bashkë me Enes Gogën, Ekrem Avdiun, Enis Ramën, Fuad Ramiqin, etj.Për nxitje të terrorizmit nëpërmjet predikimeve nëpër xhami dhe rekrturim të luftëtarëve që tiu bahskëshohen grupeve terroriste si "Al Nussra" dhe "ISIS". Pas publikimit të videos zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka nisur hetimet.