Filadelfia, 11 plumba policit në emër të Shtetit Islamik
Një person i armatosur ka sulmuar efektivin e policisë, Jesse Hartnett, duke qëlluar 11 plumba në drejtim të këtij të fundit.Edhe pse hapi zjarr nga një distancë e afërt, vetëm tre prej plumbave të sulmuesit Edward Archer, goditën krahun e majtë të policit.Ai ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.“Ai ka rrëfyer se kishte kryer krimin në emër të Islamit” tha Richard Ross, një zyrtar i policisë në një konferencë për medianAutoritetet raportuan se Edward Archer përdori një pistoletë të vjedhur.Oficeri Jesse Hartnett fillimisht lajmëroi kolegët e tij se ishte sulmuar nga një person, dhe më pas, ndonëse i plagosur, i'u kundërpërgjigj zjarrit duke e lënë të plagosur ekstremistin.Archer u arrestua më pas nga autorietet dhe pritet të përgjigjet në gjyq për akuzën e tentativës për vrasje.Për mediat u prononcua Komisioneri i Policisë, Richard Ross, i cili tha se nuk ka prova që e lidhin agresorin me organizata terroriste, ndërkohë që tha se ajo që bëri polici Hartnett ishte një veprim për t'u lavdëruar. Sipas tij, oficeri ishte mjaft me fat që shpëtoi i gjallë nga ai sulm i armatosur.
Filadelfia, 11 plumba policit në emër të Shtetit IslamikCCTV filmon momentin kur oficeri i policisë në Filadelfia u qëllua me 11 plumba nga një person i cili pretendon se po qëllonte në emër të Shtetit IslamikLexoni më shumë: http://www.oranews.tv/bota/filadelfia-11-plumba-policit-ne-emer-te-shtetit-islamik/Posted by Ora News on Saturday, January 9, 2016