Merkel: Gjithçka për të mbrojtur Shengenin, por kjo nuk varet vetëm nga Gjermania
Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se do të bëhet gjithçka për të ruajtur lëvizjen e lirë në zonën Shengen, por tha se kjo nuk varet vetëm nga Gjermania, por edhe qëndrimi që do të mbajnë vendet e tjera europiane në lidhje me krizën e klandestinëve. Duke folur nga Rumania, Merkel la të kuptohet se shqetësimi për shpërbërjen e Shengen është i lartë , teksa një ditë më parë në një takim emergjent Danimarka, Suedia dhe Gjermania ranë dakord për të mos cënuar lëvizjen e lirë.Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaron se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të mos ndaluar lëvizjen e lirë dhe pa pasaporta brenda zonës Shengen në Bashkimin Europian, por shtoi se kjo do të varet nga përgjigja e përbashkët që do të japin vendet europiane për krizën e refugjatëve. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun rumun në Bukuresht, Merkel u shpreh:Nuk dua të jap asnjë paralarmërim konkret këtu, apo të bëj orakullin, por dua të them se Shengeni do të funksionojë vetëm nese të gjitha vendet europiane marrin përgjegjësinë që u takon në menaxhimin dhe zgjidhjen e krizes së klandestinëve dhe gjithashtu në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE.Komentet e Merkel vijnë menjëherë pas takimit të jashtëzakonshëm në Bruksel mes Gjermanisë, Danimarkës dhe Suedisë dhe të tre vendet ranë dakord të mos cënohet zona Shengen dhe as lëvizja e lirë jo vetëm për qytetarët por edhe për ekonominë e unionit.Suedia vendosi kontollin kufitar për të frenuar fluksin e kalndestinëve, teksa Danimarka iu përgjigj menjëherë fqinjit të saj, duke vendosur kontrollin në kufirin me Gjermaninë. Pavarësisht debatit dhe ngërçit që ka përfshirë europën, mijëra klandestinë i largohen konflikteve në Siri, Irak dhe Afgansitan, duke udhëtuar drejt vendeve europiane.Ndërkohë kancelarja komentoi edhe ngjarjet e renda të ndodhura në Këln gjatë natës së Vitit të Ri ku rreth 90 gra u sulmuan seksualisht. Ajo tha se nuk përjashtohet mundesia e ekspilsit të shpejtë për të gjithë ata që kryejnë krime. /Oranews.tv/