Haxhinasto inspekton impiantin e pastrimit të ujit në Bovillë: Situata normale

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një kontroll në impiantin e pastrimit të ujit të pijshëm në Bovillë.Haxhinasto tha se në keto ditë po i kushtohet vëmendje e shtuar cilesisë së perpunimit të ujit të pijshëm. Pas inpektimit të sotëm, Ministri tha se situata është mëse normale.Haxhinasto: “Cilësia e ujit që përpunohet këtu është e lartë, pavarësisht rreshjeve të dendura të ditëve te fundit. Ju bëj thirrje ndërmarrjeve të tjera të ujësjellësve në rrethe, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze të gjitha procedurat e pastrimit të ujit. Mund të them si edhe kemi rënë dakort me Inspektoriatin e Shëndetit Publik të shikohet me vëmendje cilësia e ujit në rrjetin shpërndarës. Pavarësisht kësaj situata është në kontroll.