Përplasen automjetet në rrugën e Rinasit, një i vdekur, një tjetër plagoset

Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në një aksident automobilistik në rrugën e Rinasit.Aksidenti u regjistrua në orët e pasdites së të enjtes, ku sipas policisë “ një automjet me targa AA686IT, me drejtues shtetasi me iniciale K. Ll, 31 vjeç, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë është aksidentuar me automjetin tip Benz me targa AA 937 BK, i cili është permbysur si pasoje e goditjes dhe brenda tij gjendet drejtuesi i mjetit”.32 vjeçari, Julian Rica është nxjerrë nga mjeti dhe transportuar për në spital, por si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për përplasjen e mjeteve është bërë prania e lartë e lagështirës në rrugë.[caption id="attachment_651961" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Automjetet e aksidentuara ne rrugen e Rinasit Ne foto: Automjetet e aksidentuara ne rrugen e Rinasit[/caption][caption id="attachment_651963" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Automjetet e aksidentuara ne rrugen e Rinasit Ne foto: Automjetet e aksidentuara ne rrugen e Rinasit[/caption][caption id="attachment_651964" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Automjetet e aksidentuara ne rrugen e Rinasit Ne foto: Automjetet e aksidentuara ne rrugen e Rinasit[/caption]