Propozimi i Presidentit: I gatshëm të koordinoj bisedimet politike për drejtësinë

Me cilësinë e përfaqësuesit të unitetit kombëtar, Presidenti Bujar Nishani është vetëofruar si kordinator i tryezës politike për reformën në drejtësi.Nishani: I ftoj të gjithë ata të ulen në një tryezë kordinimi, për ti lënë më pas hapësirën ekspertëve që ta jetësojnë vullnetin e tyre politik. Shpreh me këtë rast gadishmërinë e institucionit të Presidentit të Republikës për të dhënë ndihmesën e nevojshme kordinative mes palëve në këtë problematikë.Mesazhin për politikën, Kreu i Shtetit e përcolli nga pritja tradicionale për përfaqësuesit e medias para të cilëve shprehu shqetësimin për shmangien e institucionit të Presidentit në proçesin e reformës.Ai tha se ky vullnet duhet të prodhojë një mekanizëm që nxjerr jashtë sistemit njëherë e përgjithmonë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar.Kreu i Shtetit vlerësoi si hap pozitiv ligjin e dekriminalizimit por paralajmëroi pasoja për vendin nëse do të ketë tërheqje nga proçesi.Gazetarët i vlerësoi për punën e një viti që e konsideroi tragjik, duke i quajtur gardianë të demokracisë ende të brishtë shqiptare, në ndihmë të së cilës apeloi për kulturën e dialogut.Nishani: Pa ju demokracia nuk është e mangët apo e papërsosur por ajo është e pamundur