Rifillojnë reshjet, Prençi: Situata e rënduar në Shijak, Sukth, Cërrik dhe Peqin
Në ditën e dytë të përmbytjeve situata vijon të mbetet e rëndë, për shkak të pasojave të një dite më parë, por edhe për shkak se reshjet e shiut kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të së enjtes.Në një intervistë për Ora News Drejtori i Përgjithshëm Shemsi Prençi deklaroi: Situata e rënduar në Shijak, Sukth, Cërrik dhe Peqin. I bllokuar aksi Elbasan- Gramsh. Situata e rënduar dhe në Çermë të Lushnjës janë 200 ha tokë të përmbytura. Në Pajovë janë përmbytur impiantet e inerteve.Situata përmbytjesh ka edhe në Lushnjë, Divjakë dhe Rrogozhinë. Edhe lumi Gjanica në Fier ka dalë nga shtrati në mesnatë. Kjo ka sjellë një situatë të rëndë, ku ka pasur prani uji në oborret e banesave dhe të bizneseve pranë Urës me Shkallë.Dibër-Edhe pse prurjet e Drinit në Dibër kanë rënë përsëri dy fshatra mbeten të bllokuara për shkak se përroi doli nga shtrati në Luzinë duke dëmtuar rrugët. Po ashtu edhe në Fushë Bulqizë, dy fshatra janë bllokuar, ndërkohë që strukturat po punojnë për të hapur rrugët.Shijak-Në Shijak situata është disi e vështirë, pasi janë rreth 150 banesa që ndodhen nën ujë në fshatin Sallmone dhe disa fshatra përreth.
[caption id="attachment_651162" align="alignnone" width="640"]
Situata ne Shijak mbremjen e djeshme (6 janar)[/caption][caption id="attachment_651163" align="alignnone" width="640"]
Situata ne Shijak mbremjen e djeshme (6 janar)[/caption][caption id="attachment_651164" align="alignnone" width="640"]
Situata ne Shijak mbremjen e djeshme (6 janar)[/caption][caption id="attachment_651165" align="alignnone" width="640"]
Situata ne Shijak mbremjen e djeshme (6 janar)[/caption][caption id="attachment_651166" align="alignnone" width="640"]
Situata ne Shijak mbremjen e djeshme (6 janar)[/caption]Lumi Gjanica del nga shtrati, ja përmbytjethttps://youtu.be/iioisXjYREQ[caption id="attachment_651187" align="alignnone" width="640"]
Gjanica del nga shtrati[/caption][caption id="attachment_651188" align="alignnone" width="640"]
Gjanica del nga shtrati[/caption][caption id="attachment_651189" align="alignnone" width="640"]
Gjanica del nga shtrati[/caption] Lezhe -Në Lezhë, aty ku situata një ditë më parë ishte e tensionuar, ditën e sotme është normalizuar. Në qytet nuk raportohet për dëme, pasi uji në të gjitha zonat është tërhequr. Edhe në zonën e Pllanes ka rënie të nivelit të ujit.Edhe në Mat eshte bllokuar fshati Stopan, pasi janë dëmtuar disa ura.Elbasan-Ndërsa në Gramsh eshte mbledhur Shtabi i Emergjencave Civili, pasi aksi rrugor që lidh Elbasanin me Gramshin është e bllokuar pas rrëzimit të një ure. Në Kukur përroi ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe bllokim të rrugëve.Po ashtu edhe Shkumbini ka dalë nga shtrati në disa zona, duke shkaktuar përmbytje.