Gjendet i vrarë Gazmend Çollaku, u mor peng një ditë më parë nga 4 persona
Një ditë pasi u rrëmbye në Durrës nga 4 persona të maskuar si policë, Gazmend Çollaku u gjet i vrarë në një kanal në një rrugë dytësore në Krujë.Burime nga policia konfirmuan për Ora News se trupi i pajetë i 40-vjeçarit Çollaku u gjet në fshatin Murqin të Krujës, i lidhur këmbë e duar dhe i qëlluar me dy plumba, njërin në kokë e tjetrin në trup. Më pas lajmi u konfirmua zyrtarisht nga policiaÇollaku u rrëmbye mbrëmjen e djeshme (6 janar) nga 4 persona që ishin të maskuar me uniformë policie.Policia informoi një ditë më pare se Çollaku u rrëmbye me forcë në parkingun e një lokali, ku grabitësit më pas u larguan me një audit me targa gjermane. [caption id="attachment_651450" align="alignnone" width="640"]
Vendi ku u gjet i vrare ne fshatin Murqin te Krujes, Gazmend Çollaku[/caption][caption id="attachment_651375" align="alignnone" width="638"]
Vendi ku u gjet i vrare ne fshatin Murqin te Krujes, Gazmend Çollaku[/caption] [caption id="attachment_651203" align="alignnone" width="640"]
Vendi ku u gjet i vrare ne fshatin Murqin te Krujes, Gazmend Çollaku[/caption][caption id="attachment_651204" align="alignnone" width="640"]
Vendi ku u gjet i vrare ne fshatin Murqin te Krujes, Gazmend Çollaku[/caption][caption id="attachment_651205" align="alignnone" width="640"]
Vendi ku u gjet i vrare ne fshatin Murqin te Krujes, Gazmend Çollaku[/caption][caption id="attachment_651206" align="alignnone" width="640"]
Vendi ku u gjet i vrare ne fshatin Murqin te Krujes, Gazmend Çollaku[/caption]
[caption id="attachment_651178" align="alignnone" width="640"]
Viktima Gazmend Collaku[/caption] PengmarrjaPersona ende të paidentifikuar të veshur si policë rrëmbyen një 40-vjeçar banor i qytetit bregdetar identifikuar me emrin Gaz Collaku.Rrëmbimi u krye rreth orës 19.10, të mbrëmjes së djeshme, në vendin e njohur si dy kullat në Vollga, pranë shëtitores "Taulantia"."Persona të maskuar kanë rrëmbyer një person në parkingun para vendit të njohur si dy kullat, në Vollga, në Lagjen nr.1 të Durrësit. Burime nga vendi i ngjarjes thanë për Ora News se gjithçka ndodhi në pak minuta. I riu sapo kishte dalë nga njëri prej lokaleve të zonës (Vollga) dhe i është drejtuar parkingut përpara dy Kullave, ndërkohë që para i kanë dalë disa persona të veshur me ngjyrat e uniformave të Policisë.Ata e kanë ndalur fillimisht Çollakun dhe më pas i kanë kërkuar t'i shoqeronte ne automjetin e tyre.Në momentin që kanë hasur në refuzimin e Collakut, autorët e rrëmbimit e kanë qëlluar me shkop bejzbolli.Pasi e kanë futur në automjet, autorët janë larguar në drejtim të paditur.Autorët janë larguar më pas në drejtim të paditur me një automjet tip "Audi" me targa gjermane.Policia ka sekuestruar disa prej sekuencat filmike të fiksuara nga kamerat e bizneseve aty pranë, të cilat dyshohet se kanë filmuar skenën e rrëmbimit.Nga hetimet paraprake, mësohet se 40-vjeçari rezulton person me precedent të mëparshëm penal, pasi akuzohet për plagosjen e një personi, ndërsa dyshohet që të jetë i përfshirë në ndonjë rrjet kriminal.Kohët e fundit, Collaku lëvizte me automjet të blinduar. Ende nuk dihet motivi i pengmarrjes, por policia e lidh me të shkuarën kriminale të 40-vjeçarit.Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që kontrolle të shumta po udhtrohen në të gjithë akset rrugore të qytetit bregdetar të Durrësit.https://www.youtube.com/watch?v=woQsgOAntcA Njoftimi i policise Ora 13:00, 7 janar 2015Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 06.01.2016, ku në lagjen Nr.1 në Durrës, 4 persona, 3 prej të cilëve me jelekë dhe mbishkrimin"Policia", kanë marrë me forcë duke e futur në mjetin e tyre tip Audi A6 me ngjyrë të zezë, shtetasin: Gazment Çollaku 34 vjeç, banues në Durrës, ju bëjmë me dije se:Shtetasi i mësipërm, më datë 07.01.2016, është gjetur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Murqin, Krujë, në rrugë, me gjymtyrë të lidhura me fasheta, i vrarë me armë zjarri.Specialistët e Sektorit për krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Durrës, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale"Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit dhe vrasja" të kryera në bashkëpunim.Ora 08:30, 7 janar 2015. Njoftimi i policise per gjetjen e trupit te pajete ne Kruje"Më datë 07.01.2016, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Murqin, Krujë, në rrugë, është gjetur I lidhur këmbë e duar dhe i vrarë me armë zjarri një shtetas i seksit mashkull, rreth moshës rreth 40 vjeç. Viktima kishte të veshur një xhup të zi dhe pantallona xhinse. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes."