Në Shijak situata e rënduar, mbi 80 familje evakuohen, qindra banesa nën ujë
Dalja nga shtrati e lumit Erzen shkaktoi një situatë kritike në Shijak prej orëve të vona të mbrëmjes së 6 janarit duke u gdhirë 7 janari.Ndonëse Shtabi i emergjencave nuk ka dalë me një shifër zyrtare, dyshohet se janë të paktën 700 banesa të prekura nga përmbytjet prej lumit Erzen në bashkinë e Shijakut. Katundi i Ri, Sallmone, lagja Baromet, Rrushkull, janë zonat më të prekura.Në Bashkinë Shijak janë evakuuar rreth 50 familje. Në njësinë administrative Sukth janë evakuuar rreth 30 familje dhe vazhdon evakuuimi i familjeve të tjera."Gjatë ditës së djeshme në Bashkinë Shijak dhe në njësinë administrative Sukth, ka pasur vërshime të ujrave të lumit Erzen. Është punuar gjatë gjithë natës nga forcat e Policisë, të ushtrisë, forcat vullnetare me motorbarka dhe gomone për të bërë të mundur evakuuimin e banorëve që rrezikoheshin në banesat e tyre. Në Bashkinë Shijak janë evakuuar rreth 50 familje. Në njësinë administrative Sukth janë evakuuar rreth 30 familje dhe vazhdon evakuuimi i familjeve të tjera. Shtabet e emergjencës së Prefekturës dhe të Bashkive Durrës dhe Shijak, po punojnë me gjitha strukturat" informoi ministria e Brendshme në deklaratë për median mesditën e sotme.Uji pas daljes nga shtrati të lumit Erzen ka kaluar katin e parë të banesave duke shkuar deri në 3 metra.Kryetari i bashkisë së Shijakut deklaroi sot për Ora News se situata është shumë e rëndë. Ndërkohë dhjetëra banorë, mes tyre edhe fëmijë, ishin izoluar nëpër katet e dyta të banesave në Shijak, Sallmone, Baromet dhe Sukth.Ora 15:00 Situatë më e stabilizuar në Shijak dhe SukthShijaku dhe Sukthi në Durrës, dy zonat ndër më të godituarat nga përmbyrtet janë inspektuar sot nga kreu i qeverisë Rama i sapokthyer nga SHBA dhe lideri i opozitës Basha.Gazetari jonë në Durrës na informon se situata paraqitet disi më e stabilizuar si rezultat i ndërprerjes së reshjeve por megjithatë me qindra shtëpi gjenden të izoluara dhe nën pushtetin e ujit.“Me pushimin e reshjeve situata duket disi më e normalizuar, por jo gjithçka është në rregull pasi në shumë prej banesave në zonën e Shijakut, Sukthit dhe rrethinat e dy njësive me qindra banesa janë nën pushtetin e ujit dhe qindra banorë që kanë mbetur të bllokuar dhe pa energji elektrike. Ndërkohë që janë në pritje të ndihmës së strukturave shtetërore që janë angazhuar prej mbrëmjes së djeshme në terren me mjete të ndryshme.Edhe banorët e zonës kanë ndihmuar shtabin e përgjithshëm për tu ardhur në ndihmë banorëve që ishin në situatë më emergjente. Sasia e ujit shkoi deri në 3 metra në zona të ndryshme të Shijakut, sidomos pranë urës së Shijakut, ku ishin dhe pjesa më e madhe e banesave që rrezikonin të shembeshin pasi ishin përmbytur totalisht. Ndërkohë në Sukth ndodhen me dhjetra banesa në rrezik dhe të mbuluara nga uji.Sot kreu i qeverisë Edi Rama ka qenë vetë në Sukth i shoqëruar nga Ministrat Tahiri dhe Klosi ku ka vizituar zonat e përmbytura. Prej 5-6 orësh reshjet e shiut janë ndërprerë. Aktualisht po punohet me kapacitet të plotë nga Shtabi i Emergjencave, por dhe e ushtrisë, policisë dhe vetë banorët të cilët po kontribuojnë për tejkalimin e kësaj situate.Në Sukth ndodhet edhe kreu i Partisë Demokratike Basha i cili po takon banorët e përmbytur” informoi gazetari ynë nga Durrësi.Ora 11: 42: Mbi 80 familje të evakuara. Situata në mbrëmje dramatikeMinistri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi ishte në Shijak për të inespektuar situatën. "Situata gjatë natës dramatike. Fatmirësisht nuk patëm humbje në njerëz. Sot po punojmë për të sistemuar familjet në koalishencat e Ministrisë së Brendshme. Situata dramatike për nivelin e ujit ende sot.Drejtori i Emergjencave Civile tha se niveli i ujit ka arritur në atë nivel sa nuk mbahet mend. Operacionet janë të vështira ndërsa po afrohen ndihma ushqimore për banorët e prekur. Pjesa më e madhe janë strehuar tek të afërmit. "Uji ka arritur deri në 2 m. Numri i familjeve të evakuara mbi 80. Ka shtëpi që niveli i ujit ka kaluar çatinë. Situata e rëndë por drejt permiresimit"Demet e medhaBanorët thonë se janë përmbytur dhe herë të tjera, por një situatë si kjo aktuale, nuk e kishin jetuar më parë.Shumica e banorëve u evakuuan përgjatë gjithë natës nga forcat e ushtrisë, por pati dhe nga ata që mbetën të izoluar për shkak të vështirësisë së terrenit për të ndërhyrë.Banorët thonë se dëmet janë të konsiderueshme. Familjet e prekura nga përmbytjet janë strehuar tek të afërmit, ndërsa është bërë gati dhe kovaleshenca në Durrës për të pritur banorët.Lumi Erzen doli nga shtratiLumi ‘Erzen’ në Shijak doli nga shtrati në orët e vona të mbrëmjes së 7 janarit. Fillimisht ka përmbytur fshatin Sallmone duke përmbytur dhjetëra banesa.Fluksi i lumit Erzen ka qenë tepër i madh dhe prurjet e tij kanë vërshuar edhe në fshatin Baronetë, duke përmbytur banesa të tjera.Shpërthimi i tretë i lumit Erzen ka ndodhur tek Ura e Shijakut duke përmbytur dhjetëra banesa të tjera në këtë zonë.Nuk ende një bilanc për numrin e banesave nën ujë, ata që janë shkatërruar dhe dëmet materiale. Dëme në njerëz nuk ka.[caption id="attachment_651248" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ne Qerret te Durresit[/caption][caption id="attachment_651258" align="alignnone" width="477"]
Fshati Sukth ne Durres[/caption][caption id="attachment_651237" align="alignnone" width="640"]
Permbytjet ne Shijak[/caption][caption id="attachment_651238" align="alignnone" width="640"]
Permbytjet ne Shijak[/caption][caption id="attachment_651239" align="alignnone" width="640"]
Permbytjet ne Shijak[/caption][caption id="attachment_651221" align="alignnone" width="640"]
Permbytjet ne Shijak[/caption][caption id="attachment_651244" align="alignnone" width="640"]
Permbytjet ne Shijak[/caption][caption id="attachment_651242" align="alignnone" width="640"]
Permbytjet ne Shijak[/caption]Operacionet e evakuimit natënGjatë natës janë kryer operacione evakuimi nga forcat e ushtrisë të cilat kanë ndërhyrë me varka dhe gomone pasi situata është shumë e rëndë.Forcat policore kanë qenë në terren dhe janë duke asistuar në ngjarjen e krijuar.Priten shtim forcash ushtarake nga reparti i Farkës për evakuimin e banorëve, sepse uji ka mbërritur në banesa në lartësi deri në 2 metra.Banorët më herët kanë apeluar për ndihmë pasi i rrezikohet jeta, dhe kanë deklaruar se në banesa ka edhe persona të moshuar dhe të sëmurë.https://www.youtube.com/watch?v=pNfKeqsOlDohttps://www.youtube.com/watch?time_continue=45&v=HvI9zEN3Slg


