Vritet para banesës 36-vjeçari, kishte ardhur nga Spanja për pushime, shoqërohen 9 persona

Në mesin e problematikës me përmbytjet, nga qyteti bregdetar i Vlorës vjen edhe një lajm i kronikës së zezë.Rreth orës 21:40 është raportuar për një vrasje me armë zjarri. Viktima është Andrea Billa 36 vjeç.Ai është qëlluar për vdekje nga persona të paidentifikuar  para banesës së tij në lagjen "Rilindja",  pas Shërbimeve Shoqërore, në pallatin pranë rrugës "Odhise Grillo"Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, por sipas policisë  "viktima ishte kthyer nga Spanja para pak ditësh për pushime me rastin e festave të fundvitit.Ai njihej edhe me emrin Reagim Meli, pasi e ka ndryshuar emrin në shtetin Grek për qëllime dokumentacioni."Sipas policisë "Andrea Billa (Reagim Meli), ka punuar si emigrant në shtetet Spanjë dhe Greqi."Mendohet  se vrasja ka ndodhur me silenciator pasi nuk janë dëgjuar krisma. Mendohet se është vrarë nga 4 plumba, 2 prej të cilave janë qëlluar në kokë. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes edhe 4 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun e Vlorës dhe deri tashmë janë shoqëruar 9 persona në ambientet e Drejtorisë së Policisë Vlorë, me të cilët po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Andrea Billa (Reagim Meli) ishte babai i tre fëmijëve dhe dilte shpesh jashtë kufijve. Sipas policisë nuk kishte precedentë penalë në Shqipëri.Ka qenë një fqinj i tij i cili ka gjetur viktimën  të shtrirë.Emrin Andrea Billa e kishte ndërruar për tu pajisur me dokumente greke.Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli ne qytet për kapjen e autorëve.[caption id="attachment_651286" align="alignnone" width="641"]andrea billaa Viktima Andrea Billa[/caption][caption id="attachment_651154" align="alignnone" width="640"]Andrea Billa Viktima Andrea Billa [/caption][caption id="attachment_651085" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja[/caption][caption id="attachment_651088" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja[/caption][caption id="attachment_651089" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja dhe viktima i shtrire ne toke Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja dhe viktima i shtrire ne toke[/caption][caption id="attachment_651090" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja[/caption]