Rritet tensioni në Këln të Gjermanisë pas përdhunimeve të 80 grave
Panik dhe tronditje, është kjo atmosfera në Këln të Gjermanisë që pas natës së ndërrimit të viteve, ku 80 gra u sulmuan seksualisht dhe shumë persona të tjerë u grabitën. Dhe shumica e ngjarjeve ka ndodhur në afërsi të katedrales së qytetit, aty ku ndodhet edhe stacioni qëndror i trenit.Nuk duket të kishte ndodhur, policia duhej të kishte ndaluar një ngjarje të tillë, tha Ministri i Brendshëm Tomas De Maizer, duke kritikuar punën e oficerëve të policisë. Ai deklaroi se sulmet ishin të neveritshme pavarësisht se kush i ka kryer, të huaj apo vendas qofshin. Qindra njerëz, shumica gra, protestuan në afërsi të katedrales për të denoncuar dhunën ndaj grave. Një njërën prej pankartave që mbanin në duar shkruhej: Zonja Merkel ku jeni ? Çfarë keni për të thënë? Ne jemi të frikësuara."Ajo që po ndodh këtu është e tmerrshme por në të njëjtën kohë jo të gjithë gjithë ata që ishin në këtë shesh duhen inkriminuar. As kjo nuk është e pranueshme. Autorët duhet të dalin para drejtësisë dhe të përgjigjen për veprat e tyre.Autoritet duhen të marrin masa më të ashpra kurse ne duhet të tregojmë solidaritet ndaj njëri tjetrit, burra, gra dhe të huaj , kundër dhunës," thotë Manuela, e pranishme ne proteste.Autoritet kanë identifikuar tre të dyshuar në lidhje me ngjarjet, teksa kreu i policisë së Këlnit tha se autorët janë me origjinë arabe ose të Afrikës së Veriut.Policia ka shprehur shqetësim se banda prej 1 mijë të rinjsh ka operuar e organziuar. Ngjarjet kanë rritur edhe më shumë pakënqësinë e shoqërisë gjermane ndaj vendimit të qeverisë për të strehuar 1 mijë emigrantë, ka nxitur debat mes partive politike në vend dhe ka shtuar kritikat ndaj merkel. Lëvizja kundër islamizimit Pegida dhe Afd thanë se gjithçka vjen si pasojë e strehimit të emigrantëve në Gjermani.
/Oranews.tv/