Vendi në rrezik nga përmbytjet, banesa e tokë bujqësore nën ujë

Moti i keq në gjithë vendin si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut kanë vënë në alarm institucionet shqiptare të cilat janë në gjendje gatishmërie. Sipas Ministrisë së Brendshme në Shijak janë evakuuar 11 banesa, ndërsa u raportua se në oret e para të mëngjesit Erzeni doli nga shtrati duke përmbytur 150 banesa. Në Lushnjë po punohet për forcimin dhe mbajtjen e argjinaturës së lumit Shkumbin. Në qytetin e Durrësit janë vërejtur disa zona të përmbytura, kryesisht afër stacionit hekurudhor. Në Kavajë situata ka qene problematike, pasi prurjet e përrenjve Leshniqe dhe Draç kane permbytur shumë shtëpi Por orët e vështira nuk kanë kaluar ende. Situata  në vend mbetet e vështirë pas 24 orë reshjesh intensive. Në mbledhjen e fundit të Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, që u drejtua  nga  numri dy  i qeverisë Niko Peleshi, me pjesëmarrjen e ministrave dhe titullarëve të tjerë anëtarë të kësaj strukture,u dhanë detyra të qarta të cilat do të ndiqen në vijimësi të pandërprerë nga të gjitha Ministritë e linjës dhe institucione të tjera qendrore e lokale me përgjegjësi për emergjencat civile. KKECK vlerëson se gjendja e përgjithshme është nën kontroll të plotë të strukturave përgjegjëse për menaxhimin e saj. Angazhimi total dhe koordinimi shumë i mirë i kapaciteteve operacionale ka bërë që të parandalohen pasojat për jetë njerëzore, si dhe ka minimizuar në maksimum dëmet e tjera. Paralajmërimi në kohë i popullsisë dhe i strukturave operacionale qendrore dhe lokale, funksionimi me kapacitet të plotë i hidrovoreve, furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike, si dhe bashkëpunimi efektiv mes strukturave përgjegjëse ka mundësuar kontrollin e plotë mbi situatën.Ora 20: 00 Ministria e Brendshme: Ja  qarqet më problematike Ministria e Punëve të Brendshme njofton se situata e orëve të fundit në disa prej qarqeve të goditura nga përmbytjet e ujërave, po stabilizohet dhe po vjen në përmirësim gradual.Ulja e intensitetit të reshjeve dhe puna e hidrovoreve ka sjellë një ulje të nivelit të ujërave.Ndërkohë në zonat problematike dhe me rrezik, janë marrë masat për evakuimin e banorëve, sigurimin e argjinaturave, ose vendosjen e inerteve në pikat e përmbytjeve pranë lumenjve.Në orën 20:00, Ministria e Brendshme informon se në qarkun e Elbasanit ka prurje të larta të përrojit të Zaranikës dhe të lumit Shkumbin.Edhe në Lushnje po punohet për forcimin dhe mbajtjen e argjinaturës së lumit Shkumbin.Në Lezhë uji po largohet nga qyteti. Njoftohen prurje të larta të lumit Drin, ndaj po hidhen inerte në argjinaturën pranë fshatit Gjoricë.Përmbytje janë regjistruar në Durrës dhe Shijak, ku në këtë të fundit janë evakuuar 11 familje.Situatë e rënduar paraqitet edhe në Kavajë prurjet e përrenjve Leshniqe dhe Draç, në rrjedhjen e fundit të të cilëve, është krijuar përmbytje në fshatin Qerret të njësisë administrative Golem dhe në fshatin Rrrikaj.Në bazë të informacioneve të fundit, deri në orën 20:00 situata paraqitet:Qarku ElbasanRezervuari i Millës, i cili paraqiste problem para disa orësh, tani është vënë në kontroll. Por ka ende prurje të larta të përrojit të Zaranikës dhe të lumit Shkumbin.Qarku LezhëNë qarkun Lezhë intensiteti i reshjeve ka rënë dhe uji po largohet nga qyteti.Bashkia VlorëRruga e tunelit të Ujit të Ftohtë është hapur dhe qarkullimi po vijon normalisht. Ndërkohë ka rënë pak intesiteti i rreshjeve.Lushnjë & DivjakëNë Lushnjë po punohet për forcimin dhe mbajtjen e argjinaturës së lumit Shkumbin. Të gjithë strukturat janë në terren. Për shkak të vërshimit të ujërave njoftohet se treni i udhëtarëve të linjës në orët e pasdites, u kthye mbrapsht për në Rrogozhinë.Qarku DibërNjoftohen prurje të larta të lumit Drin, ndaj po hidhen inerte në argjinaturën pranë fshatit Gjoricë.  Në terren ndodhen forcat e policisë, mjetet e ushtrisë, të cilat janë në gatishmëri për çdo situatë emergjence.Bashkia DurrësNë qytetin e Durrësit janë vërejtur disa zona të përmbytura, kryesisht afër stacionit hekurudhor.Bashkia ShijakNë këtë Bashki ka pasur shumë prurje të lumit Erzen dhe për këtë arsye janë evakuuar 11 familje që rrezikoheshin të përmbyteshin.Bashkia KavajëSi rezultat i reshjeve, është krijuar një situatë e rëndë dhe shqetësuese nga prurjet e përrenjve Leshniqe dhe Draç, në rrjedhjen e fundit të të cilëve, është krijuar përmbytje në fshatin Qerret të njësisë administrative Golem dhe në fshatin Rrrikaj të njësisë administrative Synej, bashkia Kavajë.Nga prurjet e ujit të këtyre përrenjve janë përmbytur shumë shtëpi si dhe tokat bujqësore të kësaj zonë. Bashkia Kavajë mori masat e nevojshme për evakuimin e banorëve nga shtëpitë e përmbytura duke i sistemuar nëpër familje të tjera, si dhe është dhënë urdhër që këto familje të sistemohen në zyrat e njësive administrative apo në shkollat e fshatit. Situata po ndiqet nga Shtabet e Emergjencave si dhe nga strukturat e Policisë së Shtetit.Shtabet e Emergjencave në qarqet që kanë probleme, janë duke monitoruar dhe punuar me të gjitha strukturat e specializuara.U bëjmë përsëri apel qytetarëve që për të gjitha rastet e emergjencave të telefonojnë në numrin 129 të policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit zjarrfikës.Ora 20:15 Përmbytje në Has, kryetari i PD: Fshatrat të izoluara, janë dëmtuar rrugëtOra 19: 38- Përmbytet ferma në Ndroq, mbyten mbi 150 krerë gjedhë, uji mbi 7 metraOra 19: 29- 180 forca të ushtrisë, mbi 20 mjete dhe një helikopter Cougar në terren për përmbytjetOra 18: 18- Drini në kuota maksimale, rrezikon të përmbytet nënstacioni, evakuohen 12 familjeOra 17: 36- Moti keq, ja zonat pa energji elektrike në Tiranë dhe rretheOra 18: 06- Lagjet e Vlorës nën ujë, lumi Vjosa në monitorim por rrezik potencial gjatë natësGadishmëriaMinistria e Brendshme ka paralajmëruar për një përkeqësim të situatës në orët në vijim dhe u bën apel qytetarëve që të shmangin daljet e panevojshme. Shtabi i Emergjencave Civile është në gatishmëri për të evakuuar familjet e prekura nga përmbytja. OSHEE ka njoftuar gjithashtu se po ndjek situatën nga afër, për të garantuar furnizimin me energji elektrike në rast të ndonjë defekti që mund të shkaktohet nga reshjet e dendura të shiut.https://www.youtube.com/watch?v=1ZXtkmIpB5oOra 16: 30 Situata problematike ne Vaun e Dejeshttps://youtu.be/mweSlZs18BcRaporton gazetari i Ora News, Bepin Kolvata: Rritja e intensitetit të reshjeve gjatë 24 orëve të fundit ka agravuar situatën në bashkinë Vau Dejës, duke bërë që perrenjtë të dalin nga shtrati.  Në zonat më të goditura ku rrezikon edhe disa familje, por ndërhyhet nga shtabi i emergjencave civile, i ngritur për të monitoruar situatën.Rritja e nivelit të përroit ka bërë që në lagjen “Kapedan” të rrezikohen të përmbyten 3 banesa, në lagjen Kaldrun thyerja e argjinaturës mbrojtëse rrezikon 12 familje ndërsa 3 banesa janë të kërcënuara nga vërshimi i ujit.Sipas të dhënave të bashkisë Vau Dejës, në terren ndodhet një mjet i bordit të kullimit që po punon për devijimin e rrjedhës së përroit. Zona e “Gomsiqes” është izoluar për shkak të rritjes së nivelit të ujit dhe me shumë se 20 familje kanë mbetur të bllokuara, pasi prurjet kanë dëmtuar edhe urën lidhëse të fshatit me zonat e tjera.Probleme janë hasur edhe në Vig Mnele, për shkak të perrejve malore, niveli i të cilëve është rritur ndjeshem per shkak te prurjeve si shkak i reshjeve te shiut dhe debores, në lartesinë mbi 800 meter.Në Vig Mnele, ka probleme në lagjen Dushaj, ku kërkohet krijimi i një argjinature mbrotjëse për tëe mbrojtur zonën nga vërshimi i perrejve malore. Momentalisht, të izoluar ngelen vetëm banesat në Gomsiqe, ndërkohë që vëmendja është përqëndruar në lagjen Kapedan në Bashkinë Vau Dejes. Situata rrezikon të përkeqësohet në orët në vijim nëse do të ketë shtim të sasisë së reshjeve, pasi do të ndikojnë në shtimin e prurjeve.Ora 16:00 Në Lezhë problem mbetet lagjja “Besëlidhja”. Ndiqni raportimin e gazetarit të Ora News Elvis Hila.https://youtu.be/SRsQ2YQhjyY[caption id="attachment_650620" align="alignnone" width="640"]permbytje ne vend Gazetaret e Ora News ne vendngjarje raportojne per permbytjet[/caption] Ora 15: 41 Ministria e Brendshme tregon situatën në orën 15: 30 Qarku Tiranë: Rruga “Shaban Bardhoshi” në Kombinat ka prezencë të madhe uji në oborre dhe në banesa. Në Lundër tek Arshiva e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurimeve Shoqërore, janë dërguar 2 fadroma nga SHPFA, për të punuar për eleminimin e përmbytjeve.Qarku Lezhë: Në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë, si pasojë e reshjeve janë evakuar 10 familje nga FNSH Shkodër dhe punonjësit e Policisë Lezhë. Janë duke u evakuuar dhe 4 familje të tjera.  Rruga e Kombit në sensin lëvizës Kukës - Rrëshen është e bllokuar si shkak i rënies së inerteve. Lëvizja e automjeteve po kryhet me një sens kalimi dhe nën monitorimin e Policisë Rrugore. Në fshatin fshatin Fushë Kuqe, Bashkia Laç, është normalizuar situata për shkak të pushimit të reshjeve. Aktualisht ka prezencë uji vetëm në disa sipërfaqe të tokës bujqësore.Qarku Durres: Në Fushë Krujë dhe fshatin Derven i Poshtëm, situata është drejt normalizimit.  Prezencë   uji ka vetëm në sipërfaqe të tokave bujqësore.  Në  terren janë forcat e Policisë së Shtetit, administratori i zonës dhe punonjës  të bashkisë  Fushë Krujë.Qarku Diber: Rrezikohet argjinatura e lumit Drin në fshatin Gjoricë e Poshtme të bashkisë Bulqizë. Në vendngjarje forcat e Policisë së Shtetit. Pritet mbërritja e forcave ushtarake për të bërë të mundur punimet në argjinaturë dhe evakuimin e banorëve nëse situata do të jetë kritike. Aktualisht lumi Drin është tejet i fryrë dhe rrezikon daljen nga shtrati.Në Fushë Bulqizë rrezikohen disa banesa nga fryrja e një përroi, i cili është fryrë nga reshjet e shumta që kanë rënë. Në vendngjarje po punojnë forcat e bashkisë dhe një mjet eskavator që po bën të mundur hapjen e kanaleve. Situata po shkon drejt normalitetit.

Pamje nga Pezë- HelmasiPamje përmbytjeje në Pezë- Helmasi...Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016
Gjëndja në rrugën "Paqësori" në Kamëz, një banesë në rrezikGjëndja në rrugën "Paqësori" në Kamëz, një banesë në rrezik....Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016
Direkt live nga Laknasi, TiranëDirekt live nga Laknasi, Tiranë...Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016
Ja çfarë ka bërë lumi Erzen në PezëJa çfarë ka bërë lumi Erzen në Pezë...Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016
elbasan mat bulqize fushe kruje shijak vau dejesAngazhimi i InstitucioneveNga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.Gjithashtu u kërkohet qytetarëve që për të gjitha rastet e emergjencave të telefonojnë në numrin 129 të policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit zjarrfikës.Ndonëse në Kryeqytet lumi i Lanës ka shënuar prurjet më të mëdha gjatë viteve të fundit, Bashkia e Tiranës ka hedhur poshtë mundësinë e daljes së tij nga shtrati.Institucionet e kanë renditur qarkun e Lezhës si zonën më kritike të prekur nga përmbytjet. Duke pranuar situatën e vështirë me të cilën po përballet vendi, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti siguroi se hidrovoret janë në funksion të plotë .Ndërsa ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto është ndalur në zonën e Mulletit për të parë nga afër situatën ku u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes.Nga ana tjetër Minsitria e Mbrojtjes krahas ushtrisë, ka angazhuar në terren, gomone , mjete transporti për të kryer evakuimin e banorëve ne zonat e të përmbytura si dhe riparimin e argjinaturave e zhbllokimin e kanaleve në disa zonave të vendit.Ministrat ndodhen në terren. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shkoi në Babrru të Tiranës. Zv kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti udhëtuan drejt Lezhës.ushtria per permbytjet ushtria per permbytjet2 ushtria per permbytjet3 ushtria per permbytjet4Ora 15 : 40 Angazhohen ne terren dhe FNSHForcat e Policisë së Shtetit, FNSH Shkodër, Tiranë Fier, forca ushtarake, zjarrfikëset, punonjësit e OSHEE-së, punonjësit e Bashkive dhe administratorët e zonave problematike po punojnë me gjithë kapacitetet njerëzore për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të bërë të mundur evakuuimin e banorëve atje ku do të shikohet e arsyeshme për të mos rrezikuar asnjë jetë njerëzore.Në terren janë angazhuar:   FNSH-të - Policia lokale - Forcat e Armatosura: 124 forca, 12 mjete transporti, 3 eskavatorë, 1 fadromë dhe 3 varkahttps://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=CffCfalsKfgOra 15:00  Problemet në Shkodër, Elbasan, E Vau Dejës Reshjet intensive kanë krijuar probleme në shumë zona të qarkut të Shkodrës. Në bashkinë e Vaut të Dejës rritja e prurjeve në lumenj rrezikon përmbytjeve e 3 banesave në lagjen Kapedan, ndërsa zona e Gomsiqes është izoluar për shkak të rritjes së nivelit të ujit.Ora 14: 36 - Nis evakuimi i 30 familjeve në  Shijakhttps://youtu.be/LKKpjtP36pINis evakuimi i 30 familjeve nga banesat në të dyja anët e Urës së Shijakut. Edhe policia është e angazhuar për evakuimin e banorëve. Lumi Erzen rrezikon të dalë nga shtrati.shijak permbytje shijak permbytje2 shijak permbytje3 shijak permbytje4Ora 11:00 - Fushë Kuqe shembet banesaSipas Emergjencave Civile në Fushë Kuqe eshte shembur një banesë e komunitetit rom.Në Fushë – Krujë dhe fshatin Derven i Poshtëm ka pasur prezencë uji si rezultat i fryrjes së lumit që rrezikon disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Krujës.Bulqizë rrezikohet argjinatura e lumit DrinNdërsa Në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bashkisë Bulqizë rrezikohet argjinatura e lumit Drin. Forca të Ministrisë së Mbrojtjes janë të gadishmëri për të evakuuar rreth 200 banorë, nëse do të jetë e nevojshme.Në Zejmen rrezikohen banesat, forcat e FNSH -se ne ndihme"Në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, Bashkia Lezhë, si pasojë e fryrjes së përroit të Malbardhës rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Lezhës.Për t’u ardhur në ndihmë banorëve kanë shkuar forcat e FNSH-së dhe policisë lokale.Në fshatin fshatin Fushë Kuqe, njësia administrative Fushë Kuqe, bashkia Laç, si pasojë e reshjeve rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Laçit."[caption id="attachment_650569" align="alignnone" width="640"]lezhe permbtyje3 Zejmen te Lezhes[/caption]lezha lezhe permbtyje1 lezhe permbtyje2 lezhe permbtyje4https://youtu.be/kuhgET6M0foMinistri i Bujqësisë Edmond Panariti në një konferencë për median tha se situata po monitorohet.Panariti: "Situata më kritike ndodhet në qarkun e Lezhës. Kemi probleme dhe ujrat e larta. Siutata nën kontroll, kanalet kryesore janë të hapura. Ujrat janë në nivelin maksimal por nuk kemi situatë përmbytjes. Në Ishëm ujrat janë në nivel maksimal por nuk ka përmbytje. Në përroin e Zaranikës në Elbasan ka probleme të pjesshme "Panariti i cili informoi se do të udhëtojë drejt qarkut të Lezhës.https://youtu.be/fB0_gau0fVEShembet nje banese e komunitetit romSituata në Lezhë vijon të jetë problematike. Gazetari Elvis Hila informon se një banesë e komunitetit rom në Fushë Kuqe të Kurbinit është shembur. Nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar strukturat vendore për ti ardhur në ndihmë.Po ashtu edhe rrugët kryesore të qytetit janë përmbytur, bulevardi "Gjergji Fishta" po ashtu është përmbytur.Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë, por është shumë e vështirë largimi i ujit.Në Zejmen të Lezhës situata është më problematikeGazetari Elvis Hila informon se në të paktën 15 banesa niveli i ujit ka shkuar në 1 metër lartësi, dhe qindra ha tokë janë nën ujë.  Ndërkohë pritet ardhja e forcave të ushtrisë për të bërë evakuimin e disa banorëve të lagjes "Gjerkaj".Për shkak të vërshimit të përrejve malorë është bllokuar aksi i vjetër që lidh Lezhën me Laçin.Përmbytje ka dhe në fushën e Zadrimës, por nuk ka banesa nën ujë vetëm toka bujqësoreProblem dhe në njësinë administrative të Shën Kollit. Raportime për përmbytje flitet dhe në njësinë adminsitrave të Blinishtit në zonën e Zadrimës por nuk flitet për banesa nën unë. Dhjetra ha tokë janë përmbytur. Shtabi i Emergjencave Civile ndodhen në terren për të monitoruar situatën. Edhe lumi Mat është fryrë duke rrezikuar dhe argjinaturën.Qarku Durrës. Në Fushë – Krujë dhe fshatin Derven i Poshtëm ka pasur prezencë uji si rezultat i fryrjes së lumit që rrezikon disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Krujës.Qarku Dibër. Në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bashkisë Bulqizë rrezikohet argjinatura e lumit Drin. Forca të Ministrisë së Mbrojtjes janë të gadishmëri për të evakuuar rreth 200 banorë, nëse do të jetë e nevojshme.Gjithashtu në Fushë Bulqizë rrezikohen disa banesa nga përmbytjet.Probleme raportohen dhe në Vau Dejës, në lagjen “Kapedan” ku tre banesa rrezikohen nga përmbytjet. Zona e Gomsiqes është izoluar për shkak të rritjes së nivelit të ujit.Gazetari i Ora News Bepin Kolvata, informon se në Pukë, problematikë shfaqet zona e Gjegjanit. Aksi Fushë Arrëz Mirditë ka pasur shembje masive të dherave, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.Hyrja e tunelit të Gjegjanit u bllokua për një kohë por në orën 09: 40 minuta Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se rruga ishte hapur.Në Pukë problematikë ka qenë dhe furnizimi me energji për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik.Problematikë është dhe situata në Qafë Thorë të Malësisë së Madhe e cila është bllokuar nga bora. Gjithashtu ka pasur probleme dhe me furnizimin e energjisë.ARRSH: I gjithë vendi në shi, në disa akse në Shkodër ka rënie gurëshParalajmerimi: Në orët e pasdites shtrëngata shiu dhe reshje të dendura bore https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=tSdvOilRYNId4ff4239-0553-4e39-aa0f-52281f369438 lezhe permbytje4 lezhe permbytje3 lezhe permbytje2 lezhe permbytje1[caption id="attachment_650422" align="alignnone" width="643"]permbytje lezhe Situata e permbytjeve sot ne Lezhe[/caption][caption id="attachment_650420" align="alignnone" width="639"]permbytje lezhe3 Situata e permbytjeve sot ne Lezhe[/caption][caption id="attachment_650421" align="alignnone" width="639"]permbytje lezhe2 Situata e permbytjeve sot ne Lezhe[/caption][caption id="attachment_650376" align="alignnone" width="643"]permbytje lezhe Situata e permbytjeve sot ne Lezhe[/caption][caption id="attachment_650358" align="alignnone" width="640"]lezhe permbytje Situata e permbytjeve sot ne Lezhe[/caption][caption id="attachment_650357" align="alignnone" width="640"]lezhe permbytje 1 Situata e permbytjeve sot ne Lezhe[/caption]/Oranews.tv/