Pakot e dyshimta në zyrën e Merkelit vinin nga Greqia
Policia gjermane ka komunikuar katër pakot e dyshimta të lëna në godinën ku ndodhet zyra e Kancelares Angela Merkel, rezultojnë të parrezikshme.Më herët autoritetet të cilët rrethuan zonën njoftuan se dëshmitarët kishin sinjalizuar për praninë e disa objekteve të pazakonta, ndaj në vend-ngjarje mbërritën menjëherë forca të shumta policore.Policia gjermane bllokoi hyrjen kryesore të godinës në zyrën e kancelares së Gjermanisë Angela Merkel mëngjesin e sotëm në Berlin, pasi punonjësit e sigurisë gjendën pakot e dyshimta në afërsi të saj.Ata siguruan menjëherë personat që ndodheshin pranë, për të ekzaminuzar katër pakot, të cilët rezultuan se nuk përbënin rrezik për askënd.Ministrat e kabinetit të Kancerlares Angela Merkel kanë ndjekur axhendën e tyre, duke zhvilluar edhe mbledhjen e parashikuar.Masat e sigurisë u rritën për shkak se në vitin 2010, policia arriti që fatmirësisht të parandalonte dërgimin e një pakoje me eksplozivë në zyrën e Merkel. Pas hetimeve, u mësua se dërgesa vinte nga Greqia.Merkel është në qendër të kritikave ditët e fundit, për vendimin e saj për të futur në vend 1 milion emigrantë.Vendi është shokuar nga ngacmimet seksuale dhe përdhunimet e bëra në qytetin Këlnit në natën e vitit të ri nga një bandë prej 1 mijë personash me origjinë afrikano veriore dhe arabe.
/Oranews.tv/