Në orët e pasdites shtrëngata shiu dhe reshje të dendura bore
Orët e pasdites do të shoqërohen me përkeqësim të ndjeshëm të motit që do të shoqërohet dhe me reshje dhe shtrëngata shiu me një intensitet të lartë, ndërsa në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, pritet të ketë reshje bore gjithashtu të dendura.Rajonet që parashikohet të preken nga përkeqësimi i motit janë Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë ku në intervale kohore prej 2-3 orësh, do të ketë reshje shiu që mund të arrijnë në 30-40 mm.Duke informuar qytetarët ministria e Punëve të Brendshme bën apel përkujdes dhe minimizim të lëvizjeve të panevojshme, kurse prindërit të shoqërojnë fëmijët në shkolla, kopshte e çerdhe."Sipas buletineve meteorologjike, pritet të ketë një përkeqësim të ndjeshëm të motit, që do të shoqërohet me reshje dhe shtrëngata shiu me një intensitet të lartë, kryesisht në orët e pasdites. Për këto arsye, Ministria e Punëve të Brendshme njoftonçdo shtetas që t`u bindet lajmërimeve të strukturave të pushtetit vendor dhe qendror për të shmangur qarkullimet e panevojshme, si dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave, ashtu siç parashikohet edhe në Ligjin nr. 8756, ''Për Emergjencat Civile'' informoi sot paradite përmes një njoftimi për shtyp ministria e Brendshme Ngrihen Shtabet e EmergjencaveMinistria e Punëve të Brendshme thotë se ka marrë masat duke ngritur Shtabet e Emergjencës në Prefektura e Bashki, për të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale që të reagojnë sipas situatës.Janë marrë masat që të jenë të gatshme për veprim gjithë strukturat operacionale të Emergjencave Civile si: Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, ARRSH etj.Janë njoftuar të gjitha kompanitë që kanë detyrime kontraktore për mirëmbajtje dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore kombëtare dhe rurale.U është kërkuar bordeve të kullimit dhe strukturave të hidrovorëve, si dhe OSHEE-së, të qëndrojnë në gatishmëri për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura