OKB dënon sulmet në Iran ndaj ambasadës saudite
Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dënuar ashpër sulmi në ambasadën e Arabisë Saudite në Teheran. Protestuesit iranianë dogjën selinë diplomatike, pasi u zemëruan për ekzekutimin sheikut shiit Nimr al-Nimr nga mbretëria.Të dielën e shkuar, Arabia Saudite prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Pas protestës që Arabia Saudite bëri në Këshillin e sigurimit të OKB-së, ky institucion mbajti qëndrim duke dënuar sulmet ndaj ambasadës në Teheran, si edhe në konsullatën në qytetin Mashhad.Këshilli bëri thirrje që “të mbrohet personeli diplomatik dhe i konsullatës ashtu siç duhet dhe të respektohen detyrimet ndërkombëtare”.Por thirrje u bë edhe për të mbajtur dialogun dhe për të shmangur tensionet.Megjithatë, OKB në asnjë moment nuk përmendi faktin e ekzekutimit të sheikut të njohur shiit Al-Nimr dhe 46 personave të tjerë, të cilët u akuzuan për terrorizëm./Oranews.tv/